Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fermerët shqiptarë në Maqedoni: Po diskriminohemi nga qeveria
English

Fermerët shqiptarë në Maqedoni: Po diskriminohemi nga qeveria

Haraçinë, (Maqedoni) 23 korrik, NOA – Banorët e komunës së Haraçinës në Maqedoni kanë kërkuar më shumë vëmendje nga autoritetet e shtetit maqedonas. Veç problemeve që kanë të bëjnë me diskriminimin e gjithë shqiptarëve, banorët e kësaj komune kanë ngritur dhe problemin e vështirësive që kanë fermerët e zonës për të kultivuar prodhimet e tyre.

Në një takimi të zhvilluar me bujqit dhe fermerët e kësaj zonë janë vënë në dukje mangësitë kryesore që kanë të bëjnë me zhvillimin e zonës.

Fermerët kanë deklaruar se ka mungesë të sistemit për ujitje, “prej nga varet shumë kualiteti dhe sasia e prodhimeve bujqësore”.

Nga ana tjetër fermerët kanë shprehur rezerva dhe për vështirësitë që u dalin për të marrë kredi bankare dhe subvencione të tjera nga shteti.

Kryetari i komunës Bastri Bajrami, në takimin e organizuar u shpreh se banorët po diskriminohen. “Situata në Haraçinë është tejet e vështirë për arsye se ne, banorët e kësaj komune, po diskriminohemi në çdo sferë të jetës. Banorët e këtij vendi nuk po munden të përparojnë në asnjë mënyrë”, tha ai

Bajrami shtoi se gjendja po përkeqësohet, sepse nga ana e institucioneve shtetërore përkatëse nuk ka interes për ndihmë dhe investime.

“Habitemi si mundet qeverisë aspak të mos interesohej për këtë vend sepse edhe ne jemi pjesë përbërëse e këtij shteti. Subvencionet që bujqit dhe fermerët e vendeve tjera marrin nga qeveria janë me vlera të mëdha , ndërsa tek neve as që duan të dëgjojnë”, u shpreh Bajrami.

NOA

KOMENTE