Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Borxhet do të pengojnë rritjen e Eurozonës
English

FMN: Borxhet do të pengojnë rritjen e Eurozonës

Nju Jork, 23 Korrik, NOA – Kriza e borxheve po vë në rrezik zhvillimin e vendeve të Eurozonës.

Alarmi këtë herë bëhet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, kriza e borxheve ka bërë që kjo të ngadalësojë rritjen ekonomike të parashikuar për vendet që përfshihen nën ombrellën e Euros.

“Ringjallja e tanishme do të jetë e ngadaltë për shkak të tensioneve në tregje, pasi që është e lidhur me krizën afatshkurtër”, bëjnë me dijeni ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke vlerësuar se shpëtimi nuk do të vjen nga kursimet buxhetore.

Edhe pse këto të fundit, ata i cilësojnë si të nevojshme, pohojnë se politika e reduktimit të defiçitit do të ndikojë në shkallën e lartë të papunësisë.

E kësisoj, edhe pse do të shkaktojë një rritje ekonomike të mundshme, paketa e kursimeve që mund të ndjekin vendet evropiane të Eurozonës, rrezikojnë rritjen e shkallës së papunësisë, gjë e cila do të trondisë raportet e mirëqënies së qytetarëve të tyre.

Në vijim të kësaj ideje, Fondi Monetar Ndërkombëtar mbetet i idesë se konsideron se janë të nevojshme masat urgjente për stabilizimin e financave të sektorit publik në vendet e Bashkimit Evropian

n.e/NOA

KOMENTE