Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Franca Do Të Ndërtojë Dy Anije Mistral Për Rusinë
English

Franca Do Të Ndërtojë Dy Anije Mistral Për Rusinë

SHËN-NAZER (Francë), 23 korrik /ATSH-AFP/ - Franca do të ndërtojë për Rusinë dy anije lufte të tipit Mistral, ku kombinohen disa funksione, ndër të cilat ai i helikoptermbajtëses, njoftoi presidenti Nicolas Sarkozy gjatë një vizite në kantierët detarë të Shën-Nazerit, në perëndim. "Bashkë me miqtë rusë do të prodhoni dy anijet BPC. Kontrata është duke u negociuar, por vendimi për të, është i sigurt", deklaroi kryetari i shtetit gjatë një fjalimi përpara punonjësve të kantierëve detarë STX. BPC (anije për mbrojtje dhe komandim) është një anije e fuqishme që mund të transportojë deri 900 trupa, helikopterë dhe tanke. Në të kombinohen në të njëjtën platformë funksionet e helikoptermbajtëses, të spitalit, të transportit të trupave, të vënies në funksionim të mjeteve sulmuese amfib dhe të komandimit. Franca bëri të ditur në shkurt se po shqyrtonte një kërkesë të rusëve për katër anije të këtij tipi. Më tej ajo ra dakord për një marrëveshje në parim për ndërtimin e anijes së parë. /I.Pu.
KOMENTE