Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermanet Atx, Do Të Financojë 17 Milionë Euro Për Ndërtimin E Parkut Industrial Në Shëngjin
English

Gjermanet Atx, Do Të Financojë 17 Milionë Euro Për Ndërtimin E Parkut Industrial Në Shëngjin

-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti nënshkruan kontratën konçensionare me kompaninë gjermane "ATX International Tirana"- TIRANE, 23 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Kompania gjermane "ATX International Tirana" do të financojë 17 milionë euro për ndërtimin e parkut të ri industrial në Shëngjin, Lezhë, në veriperëndim të Shqipërisë, investim i cili do të japë një impakt të menjëhershëm në riaktivizimin e zonës dhe punësimin e rreth 3 mijë personave. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti nënshkroi sot, në Tiranë, me Robert Goldman, përfaqësuesin e kompanisë gjermane "ATX International Tirana", kontratën konçensionare për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin. Ministri Prifti garantoi përfaqësuesit e kompanisë për mbështetjen e qeverisë në realizimin e këtij projekti. "Në një periudhë funksioni koncensionare 35 vjet atje parashikon të bëhen disa investime, që te magazinimet e deri te thithja e investimeve për prodhime të teknologjive të larta," tha Prifti, duke nënvizuar se, "kjo marrëveshje nënshkruhet pas një procesi të gjatë konkurimi". "Ka pasur konkurim, ka pasur negociata që kanë zgjatur më shumë se një vit dhe sot vijmë në firmosjen e marrëveshjes pasi të gjitha kushtet e palës shqiptare, për këtë lloj investimi, janë plotësuar nga konçensionari gjerman ATX", u shpreh z. Prifti. Nënshkrimi i kontratës konçensionare u përshëndet edhe nga zëdhënësi i kompanisë "ATX International", Dieter Reinhard, i cili theksoi se "kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm për palën shqiptare, por edhe për partnerin gjerman". "Ky projekt, vijoi ai, është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e pjesës veriore të Shqipërisë, por është i një rëndësie të veçantë edhe për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit të vendeve të rajonit, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë. Kjo është një kontratë, e cila përputhet me përpjekjet dhe angazhimet e qeverisë shqiptare për zhvillimin afatgjatë dhe zhvillimin e mirëqenies së vendit".-tha Reinhard. Ne si ATX kemi shpresë për realizimin me sukses të kontratës dhe për një zhvillim të shpejtë të hapave që duhet të ndërmarrim në të ardhmen", u shpreh zëdhënësi i kompanisë gjerman "ATX International Tirana"./ch/
KOMENTE