Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjnd - Kosovë - Qipro - Westerwelle: Mendim I Gjykatës Një Rast I Veçantë
English

Gjnd - Kosovë - Qipro - Westerwelle: Mendim I Gjykatës Një Rast I Veçantë

NIKOZI, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Mendimi i dhënë dje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND, për Kosovën përbën një rast "të veçantë" dhe nuk krijon precedent, u shpreh sot ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle i cili ndodhet për vizitë në Qipro. "Bëhet fjalë për një vendim unik lidhur me një situatë të veçantë në një kuadër historik të veçantë", deklaroi Westerwelle për shtypin në Nikozi në përfundim të një takimi me homologun qipriot Markos Kiprianu. "Bëhet fajlë për një ekspertizë të posaçme që nuk ka të bëjë aspak me raste të tjera në botë", shtoi ministri gjerman duke iu referuar mendimit konsultativ të GJND-së të dhënë dje sipas të cilit deklarata për pavarësinë e Kosovës, në shkurt të vitit 2008, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ky mendim nuk ka të bëjë me vende të tjera. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë partnerët tanë", shtoi Westerwelle. Prishtina shpreson se vende të tjera do ta njohin pavarësinë e saj, siç shprehu besimin edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, por Serbia u shpreh e prerë se nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën që e konsideron si provincën e saj jugore. Deri tani, 69 vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 anëtarë të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën. Markos Kiprianuk u shpreh se qëndrimi qipriot mbetet "i pandryshuar". "Mendojmë se çdo ndryshim në integritetin territorial të një vendi duhet të vijë nëpërmjet diskutimeve dhe bisedimeve", deklaroi ministri qipriot. "Do të vazhdojmë të jemi konstruktivë në asistencën dhe zhvillimin e Kosovës në BE", shtoi ai. Qiproja është një nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e ka njohur deri tani pavarësinë e Kosovës bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Spanjën, e përçarë mes nacionalizmit bask dhe atij katalan. Ishulli ëshët i përçarë që prej 36 vjetësh, pas pushtimit të një të tretës veriore të vendit nga ushtria turke, mes Republikës së Qipros dhe Republikës turke të Qipros së Veriut (RTCN, e vetëshpallur dhe e njohur vetëm nga Ankaraja). Qipriotët grekë shqetësohen se mos njohja e Kosovës krijon precedent. /I.Pu.
KOMENTE