Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hillari Klinton: Serbi-Kosovë, tani të shohin vetëm para
English

Hillari Klinton: Serbi-Kosovë, tani të shohin vetëm para

Uashington, 23 Korrik, NOA – Publikimi i opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës, është përshëndetur edhe nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë publikoi sot opinionin e saj këshillimor dhe ra dakord vendosmërisht me pikëpamjen e hershme të Shteteve të Bashkuara se deklarata e pavarësisë nga Kosova është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo është pikëpamja që ne paraqitëm në raportimet që i prezantuam Gjykatës si dhe në seancat gojore që ajo zhvilloi dhjetorin e kaluar. Kosova është një shtet i pavarur dhe territori i saj është i pacënueshëm”, citon deklarata e lëshuar prej saj.

Duke vijuar se SHBA u bën thirrje të gjitha shteteve që të kalojnë përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan si dhe u bëjmë thirrje atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

“Serbia dhe Kosova janë mike dhe partnere të Shteteve të Bashkuara. Tani është koha që ato të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të ecin përpara, duke punuar së bashku në mënyrë konstruktive për të zgjidhur çështjet praktike dhe për të përmirësuar jetët e popullit të Kosovës, Serbisë dhe rajonit. Kjo është rruga drejt së ardhmes së tyre, si pjesë e një Europe të plotë, të lirë dhe në paqe, dhe ne mirëpresim përpjekjet e Bashkimit Europian për të ndihmuar të dyja vendet për të realizuar aspiratat e tyre evropiane”, përfundon deklarata e lëshuar nga Hillari Klinton.

n.e/NOA

KOMENTE