Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vodhi çantën me lekë 70 vjeçares, arrestohet i riu
English

I vodhi çantën me lekë 70 vjeçares, arrestohet i riu

Tiranë, 23 korrik, NOA – Një 28 vjeçar i ka vjedhur dje 20 mijë lekë të reja një 70 vjeçare në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku i riu Elton Miftar Mehmeti, i ka marrë me dhunë të moshuarës çantën e saj të dorës, ku kishte paratë.

Megjithë thirrjet e të moshuarës i riu nga Elbasani nuk ka ndalur. Ndërkohë që britmat e saj kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë njoftuar policinë. Më pas forcat e rendit në bazë dhe të identikitit që ka dhënë e moshuara Shefire Xhezmi Mahmutaj, kanë bërë të mundur ndalimin e 28 vjeçarit.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lekët e vjedhura. Neni 134 i K.P. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Vjedhjes parashikuar nga neni 134 Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

NOA

KOMENTE