Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Berluskoni Dhe Medvedev Kërkojnë Rritjen E Bashkëpunimit Ekonomik
English

Itali - Berluskoni Dhe Medvedev Kërkojnë Rritjen E Bashkëpunimit Ekonomik

MILANO, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus Dmitri Medvedev, i cili zhvilloi një vizitë njëditore në Milano dhe kryeministri italian Silvio Berlusconi, u shprehën sot për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, sidomos në fushën bërthamore. Gjatë një konference të përbashkët shtypi, Medvedev ftoi kompanitë italiane ta ndihmojnë Rusinë në fushat bërthamore, të hapësirës, telekomit dhe industrisë farmaceutike. "Në të vërtetë secila nga këto fusha është e hapur për miqtë tanë italianë", deklaroi Medvedev, i cili po zhvillon vizita nëpër botë për të tërhequr investitorë në "Silicon Valley" që do të ndërtohet në afërsi të Moskës, një nga projektet model për të cilën qeveria ka investuar 5,5 miliardë dollarë. "Është e rëndësishme që vende të mëdha evropiane të marrin pjesë në ngritjen e themeleve të një ekonomie ruse të teknologjisë së lartë", shtoi ai. Medvedev u ka caktuar këtë muaj si detyrë diplomatëve rusë të ndihmojnë rrethet e biznesit në vendosjen e lidhjeve ekonomike me perëndimin, sidomos me Italinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Berluskoni shprehu kënaqësinë për rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve, që kanë arritur në +41 për qind katër muajt e parë të vitit, por përmendi mes pengesave presionin burokratik, duke theksuar në të njëjtën kohë se qeveria ruse është marrë gjatë me problemin". Ky takim mes dy liderëve është i treti brenda tetë muajve. Italia është një nga aleatët kryesorë të Rusisë në Evropën Perëndimore. /I.Pu.
KOMENTE