Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Të Paktën 13 Persona Humbin Jetën Nga Përmbytja E Një Miniere Karboni
English

Kinë - Të Paktën 13 Persona Humbin Jetën Nga Përmbytja E Një Miniere Karboni

PEKIN, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Autoritetet konfirmuan vdekjen e 13 punonjësve pas përmbytjes të një miniere karboni në veriperëndim të Kinës fundjavën e kaluar, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua. ''Pesë trupat e fundit u gjetën sot në mëngjes në provincën Gansu'', shtoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua. Pavarësisht angazhimeve të përsëritura të qeverisë, sektori kinez i minierave paraqet rrezikshmërinë më të lartë në botë për shkak të mos respektimit të rregullave të sigurisë dhe korrupsionit në një vend që e përfiton shumicën e beurimeve elektrike nga karboni. ''Rreth 2 631 minatorë kanë humbur jetën vitin e kaluar në Kinë'', sipas shifrave zyrtare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE