Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova- Pll: Vendimi I Gjnd-Së Përligji Edhe Juridikisht Shpalljen E Pavarësisë
English

Kosova- Pll: Vendimi I Gjnd-Së Përligji Edhe Juridikisht Shpalljen E Pavarësisë

TIRANË, 23 Korrik/ATSH/- Partia "Lëvizja e Legalitetit" përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe e konsideroi atë një përfundim logjik të sakrificave, përpjekjeve, por edhe maturisë së popullit shqiptar të Kosovës, për t'i shpëtuar gjenocidit serb dhe ndërtuar shtetin e ri. "Një veprim i tillë, që përligji edhe juridikisht aktin sublim të shpalljes së Pavarësisë Kosovës, krahas shtimit të njohjes ndërkombëtare për shtetin më të ri, do të shërbejë edhe si nxitje për institucionet e Kosovës që të ushtrojnë në mënyrë të plotë sovranitetin e tyre në të gjithë territorin e vendit", vlerëson PLL nepermjet nje deklarate. Kjo parti gjykon se është detyrë e klasës politike në të dyja anët e kufirit që të bëhet promotore e aspiratës së popullit shqiptar për bashkim kombëtar, si zgjidhja më e natyrshme në raport me të drejtën historike dhe nevojën konkrete për vitalizmin e energjive që gëlojnë brenda kombit. Me 10 vota pro dhe 4 kundër Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u shpreh dje në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së, Hiasashio Ovada, deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Që nga 17 shkurti i vitit 2008, kur Kosova u shpall e pavarur, ajo është njohur nga 69 shtete dhe pritet që vendimi i marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë një diapazon të ri për shumë shtete që e prisnin këtë vendim./e.gj//a.ke/
KOMENTE