Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Ministri Hyseni Vizitoi Ramush Haradinajn Ne Hage
English

Kosove - Ministri Hyseni Vizitoi Ramush Haradinajn Ne Hage

PRISHTINË, 23 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka vizituar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen. Me këtë rast, Ministri Hyseni ka ofruar solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për z. Haradinaj, sapo bëri të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës. Ministri Hyseni ka shprehur bindjen se Ramush Haradinaj sërish do të dëshmoj pafajësinë e tij. Gjithashtu, Ministri ka shprehur besimin në drejtësinë ndërkombëtare. Më 21 korrik është njoftuar se Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës vendoi për të kthyer në rigjykim rastin e Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, që ka për pasojë mbajtjen në paraburgim të liderit të opozitës kosovare. Ndërsa media në Prishtinë njofton sot se kryetari gjykatës së Hagës, Patrik Robinson, ka emëruar këshillin gjyqësor, i cili përbëhet prej Bakon Xhastis Molloto, që e kryeson këshillin, Barton Holl dhe Xhi Dellvoa. Pas formimit të këtij këshilli, do të vendoset caktimi i seancës shqyrtuese. Por, sipas statutit të Gjykates, data e gjykimit nuk mund të përcaktohet në këtë fazë. Nga ana tjetër, Gjykata e Hagës shkon në pushim veror prej 26 korrikut deri më 13 gusht. /a.ke/
KOMENTE