Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Presidenti Ahtisari, Presidenti Josipovic Dhe Ambasadori Vizner Urojne Presidentin Sejdiu
English

Kosove - Presidenti Ahtisari, Presidenti Josipovic Dhe Ambasadori Vizner Urojne Presidentin Sejdiu

PRISHTINE, 23 Korrik/ATSH-B. Jashari/. - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmit Sejdiu, dje dhe sot, ka marre urimet më të sinqerta për mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga burra shteti dhe presonalitete të shquara ndërkombëtare. Ndër të tjera, Presidentin Sejdiu e përgëzuan ambasadori amerikan Frenk Vizner, ish-Presidenti i Finlandës, Nobelisti i Paqes, Marti Ahtisari, Presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviç etj. Në bisedën telefonike që pati me Presidentin Ahtisari, u vlerësuan arritjet e deritanishme të popullit dhe të institucioneve të Kosovës. Presidenti Ahtisari e siguroi Presidentin Sejdiu se ai do të përkrahë edhe më tej afirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës kudo në botë. Në këtë bisedë të përzemërt, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi i GJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund të ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhë njohjeve të reja. Ndërkaq, duke i shprehur urimet e tij, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kroacisë, Presidenti Josipoviç theksoi gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve. /a.ke/
KOMENTE