Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë- Sejdiu Bordit Të Bqk-Së: Të Ruhet Stabiliteti Financiar Dhe Bankar I Vendit
English

Kosovë- Sejdiu Bordit Të Bqk-Së: Të Ruhet Stabiliteti Financiar Dhe Bankar I Vendit

PRISHTINË, 23 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i kërkoi sot Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), që të ruhet stabiliteti financiar dhe bankar i vendit. Ai takoi anëtarët e Bordit drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), të kryesuar nga Gazmend Luboteni, kryetar i këtij bordi. Bëhet e ditur se ata e informuan për zhvillimet e fundit në BQK, veçanërisht pas arrestimit të guvernatorit Hashim Rexhepi. Presidenti Sejdiu kërkoi nga Bordi i BQK-së që të vazhdoje funksionimi normal i këtij institucioni, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe bankar të vendit. Sa i përket arrestimit të guvernatorit Rexhepi, Presidenti Sejdiu ritheksoi se duhet të respektohen të gjitha procedurat e përcaktuara me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës./e.gj//a.ke/
KOMENTE