Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza, qeveria urdhëron: Asnjë zyrtar jashtë shtetit, të reduktohen dietat e udhëtimet
English

Kriza, qeveria urdhëron: Asnjë zyrtar jashtë shtetit, të reduktohen dietat e udhëtimet

Tiranë, 23 Korrik, NOA – Në kuadrin e masave për të shkurtuar shpenzimet buxhetore, qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të radhës disiplinimin e përdorimit të fondeve publike.

Kështu, përmes një vendimi të posaçëm të marrë sot, Këshilli i Ministrave ka caktuar që shpenzimet e personelit të miratuara në ligjin “Për buxhetin e vitit 2010”, për çdo njësi të qeverisjes së përgjithshme të përbëjnë kufirin maksimal të lejuar dhe të përdoren me mjaft kujdes.

Konkretisht, vendimi përcakton që shpenzimet e personelit të dhëna me hollësi, në nivel mujor dhe të depozituara në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, në Ministrinë e Financave, nuk avancohen.

“Fondi i veçantë i planifikuar në shpenzimet e personelit të mos përdoret për shpërblime e për veprimtari social-kulturore, deri më datë 1 dhjetor 2010”, paracakton ky vendim.

Ndërsa shtohet brenda tij se çdo shpërblim, i dhënë në kundërshtim me vendimin nr.1151, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, përjashtuar pikën 5 të tij, të kthehet në buxhetin e njësisë shpenzuese.

“Shpenzimet e personelit, për orë pune, mbi kohën normale të punës, të përdorura në kundërshtim me udhëzimin nr.19, datë 10.7.2008, të ministrit të Financave, “Për vendosjen e disa standardeve në planifikimin e shpenzimeve për personelin”, të kthehen në buxhetin e njësisë shpenzuese”, parashikohet më tej nga qeveria.

Duke paralajmëruar se nuk duhet të ndërmerren ndryshime në strukturat ekzistuese, që shoqërohen me efekte financiare shtesë, por përjashton nga ky kufizim krijimin e institucioneve të reja.

“Pagesat për nëpunësit civilë, që janë në listë pritjeje, jepen vetëm pas konfirmimit zyrtar të Departamentit të Administratës Publike dhe përfshijnë pagesën për nivelin e pagës për funksion, pagës për diplomë dhe pagës për vjetërsi në punë, ndërsa të gjitha fondet buxhetore, që i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik, të cilat deri më datë 1 gusht 2010 rezultojnë të paprokuruara, të bllokohen. Në kuptim të këtij vendimi, fonde të paprokuruara do të vlerësohen ato fonde, për të cilat, deri më 1 gusht, nuk është lidhur kontratë”, citon më tej vendimi i qeverisë.

Në fund, pohohet që “trajnimet jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar me fondet e miratuara për vitin 2010, bllokohen” dhe se “shpenzimet për udhëtime e dieta për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, duke përfshirë vetëm udhëtime të rëndësisë së veçantë e vetëm për një numër të kufizuar punonjësish”.

n.e/NOA

KOMENTE