Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kronika, Shkurt, Lushnje - 23 Korrik
English

Kronika, Shkurt, Lushnje - 23 Korrik

* Autovetura bie në kanal, humb jetën drejtuesi i mjetit LUSHNJE - Një person humbi jetën në një aksident rrugor të premten dhe tre të tjerë janë plagosur, bëri të ditur policia. Burimet zyrtare të policisë së Lushnjes thanë se "autovetura tip benx me targa GJ 83-91 A, e drejtuar nga Spiro Gj., ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal". Sipas policisë, drejtuesi i makinës ka gjetur vdekjen e menjëhershme,ndërsa të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Makina udhëtonte nga Gjirokastra për në Tiranë dhe ka dalë nga rruga në afërsi të Lushnjës./rr.isufaj/ch/. * Aksidenton të moshuarën, shoferi braktis makinën LUSHNJE - Një grua humbi jetën në spitalin e Lushnjës, pas një aksidenti rrugor, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar në drejtim të paditur, bëri të ditur policia lokale të premten. Burimet zyrtare të policisë thanë thanë se "Rafael Sefa ka aksidentuar me mjetin e tij tip foristradë B 502 X, 83-vjeçaren M.P., e cila ka ndërruar jetë pas 2 orësh në ambjentet e spitalit". Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sefa është shpallur person në kërkim pasi është larguar nga vëndngjarja pa i dhënë asnjë lloj ndihme të aksidentuarës, bënë të ditur të njëjtat burime./rr.isufaj/ch/
KOMENTE