Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kronika - Shkurt - Rrethet - Atsh, 23 Korrik
English

Kronika - Shkurt - Rrethet - Atsh, 23 Korrik

Vodhi një kishë dhe shoqatë bamirëse, arrestohet 22 vjeçari Një 22 vjeçar me banim në lagjen "Partizani" të qytetit të Shkodrës është vënë në pranga nga forcat e policisë me akuzën e vjedhjes. Burime pranë komisariatit të Shkodrës bënë të ditur për ATSH-në se "arrestimi i shtetasit Kristian Arra, u krye pasi si rezultat i një pune të gjatë operative u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i katër vjedhjeve prej tij të kryera në kohë të ndryshme. Midis tyre eshte shoqata bamirëse "Shpresa për jeten" dhe kisha e "Arrës së Madhe", që të dyja në lagjen "Ndoc Mazi". Policia ka bërë edhe sekuestrimin e provave materiale. /G.Marku/ /a.ke/ Arrestohet një 32 vjeçar, akuzohet për vjedhjen me thyerrje të disa automjeteve Një 32 vjeçar me banim në qytetin e Lezhës është arrestuar në orët e mbasdites së sotme pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes me thyerrje të disa automjeteve. Burime zyrtare pranë policisë lokale thanë për ATSH-në se "arrestimi në flagrancë i shtetasit Melsi Lorenci, i dënuar më parë për vepren penale të "Vjedhjes", u bë pasi është konstatuar se gjatë orëve të natës së djeshme ka vjedhur me thyerrje automjetet e tre shtetasve me banim në Lezhë". Sipas të njëjtave burime, shtetasi në fjalë ka vjedhur tre kasetofona të automjeteve në pronësi të shtetasve A. C , F. R dhe N. M. Nga ana e strukturave përkatëse të policise po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e disa veprave të tjera penale të vjedhjes, ku mendohet të jetë i implikuar ky shtetas. /G.Marku//a.ke/
KOMENTE