Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeparlamentarja Topalli: GJND bëri legale, atë që ishte reale
English

Kryeparlamentarja Topalli: GJND bëri legale, atë që ishte reale

Jozefina Topalli: “Vendimi i GJND-së hapi një epokë të re, bëri legale atë që ishte reale, rikonfirmoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”

Tiranë, 23 Korrik NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim delegacionin e Grupit për integrim të Kuvendit të Kosovës, përbërë nga përfaqësues të komunitetit serb, boshnjak, goran, etj., në Kosovë.

Duke u ndalur në vendimin e një dite për parë për Kosovën, Kryetarja e Kuvendit tha se e djeshmja ishte një ditë e mrekullueshme.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është padyshim një vendim historik. Ai vendim bëri legale atë që ishte reale. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kjo u rikonfirmua në ndihmë të paqes dhe vullnetit të përbashkët për një jetë më të mirë të të gjithë popujve në Ballkan.

Vendimi se Pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, është një vendim që vjen si mbështetje e gjithë sakrificës së popullit shqiptar të Kosovës për të drejtat e tij.

Me këtë vendim inkurajues kjo Gjykatë sanksioni të drejtën e pavarësisë së Kosovës, duke hapur një epokë të re. Dje iu dëshmua ligjërisht të gjithë globit se pavarësia e Kosovës është jo vetëm e merituar por edhe e drejtë e patjetërsueshme.

“Jam e bindur se numri i vendeve që do të njohin Kosovën do të rritet tashmë shumë shpejt dhe Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare”, - theksoi ajo.

Duke shprehur kënaqësinë për vizitën e veçantë të grupit të integrimit të Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Kuvendit tha se.

“Fakti që jemi të gjithë këtu bashkë do të thotë që jemi të hapur e me mendësi moderne. Rajoni ynë është i orientuar nga Evropa dhe ne të gjithë jemi evropianë.

Ne të gjithë jemi me fat sepse kemi zgjidhjen te Europa, aty ku qëndrojnë të drejtat e njeriut, dhe ku të gjithë janë të barabartë sado të ndryshëm.

Jemi me fat sepse jetojmë në kohë të jashtëzakonshme dhe jemi pjesë e proceseve globale. Të gjithë bashkë përpiqemi të ndërtojmë paqe dhe mirëqenie.

Reformat që Shqipëria ka bërë në këto vite kanë kërkuar kurajë. Këto reforma bënë që të anëtarësohemi në NATO. Këto reforma kanë bërë që të jemi shumë afër liberalizimit të vizave. Po ashtu, ne besojmë në një përshpejtim të proceseve integruese të të gjithë rajonit e sigurisht të Kosovës, që ne e kemi në zemër.

Nga ana e tij, Kryetari i Grupit për integrim, Branisllav Grbiç tha se: “Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për Kozovën dhe për përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme të Kosovës, pasi krahas integrimit europian, integrimi i brendshëm është shumë i rëndësishëm.

Vizita jonë ka një efekt pozitiv. Jemi të gjithë qytetarë të Kosovës dhe që të gjithë dëshirojmë sukses në integrimin e Kosovës” tha ai.

Kryetarja e Kuvendit tha se ky është një koncept i hapur dhe civil që dëshmon për një mentalitet të ri modern në të gjithë rajonin tonë.

Më tej, biseda u fokusua në bashkëpunimin konkret mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si dhe mes komuniteteve të ndryshme për forcimin e raporteve, jo vetëm institucionale por edhe njerëzore.

r.n/NOA

KOMENTE