Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Rritet Sipërfaqja E Gjelbëruar Në Qytet
English

Kukës: Rritet Sipërfaqja E Gjelbëruar Në Qytet

KUKËS, 23 Korrik /ATSH-R.Hoxha/ - Gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm sipërfaqja e gjelbër në bashkinë e Kukësit, bëjnë të ditur burime pranë saj. Sipas kryetarit të bashksië Hasan Halilaj, gjelbërimi i planifikuar, me vende pushimi dhe kënde lojrash për fëmijët, i ka ndryshuar faqen qytetit verilindor. Sipas tij, pozitiv është fakti se, janë mbjellë me pemë dekorative sipërfaqe që deri tani ishin problematike për banorët si pasojë e ndërtimeve pa leje. Kukësi, me rreth 25 mijë banorë, ka një sipërfaqe të gjelbëruar me parqe e lulishte që arrin në 140 mijë metër katrorë, afërsisht 7 metër katrore për frymë. "Synimi është që brenda dy viteve sipërfaqja për frymë e gjelbëruar të arrijë në afro 14 metër katrore për frymë", thotë Halilaj. Ky tregues ka qenë në fillim të viteve '90, por si rrjedhojë e zënies së sipërfaqeve të gjelbëruara nga ndërtimet pa kriter, ky tregues u reduktua në afro 5 metër katrore për frymë, ndërsa tashmë ka nisur rikthimi i këtyre sipërfaqeve në shërbim të komunitetit./ch/
KOMENTE