Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës/ Withers: Shba Janë Miq Të Ngushtë Të Shqiptarëve
English

Kukës/ Withers: Shba Janë Miq Të Ngushtë Të Shqiptarëve

KUKËS, 23 korri/ATSH-R.Hoxha/ - Ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Withers zhvilloi të premten një vizitë në qytetin e Kukësit, në kuadrin e vizitave që po kryen nëpër Shqipëri, pas përfundimit të misionit të tij diplomatik. "Qyteti juaj ka një histori të jashtëzakonshme për mikëpritjen që u bëri të larguarve nga Kosova dhe kjo tregon se nuk ka rast më të mirë për të qenë sot në Kukës, vetëm një ditë pasi GJND (Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë) dha verdiktin e saj në lidhje me statusin e Kosovës", u shpreh ambasadori Uidhers në takimin me kryetarin e bashkisë, Hasan Halilaj. Amdasadori Uidhers falenderoi për mikpritjen, ndërsa theksoi se populli amerikan do të jetë gjithnjë pranë popullit shqiptar. Kryetari i bashkisë, pasi e falenderoi për vizitën, i bëri të ditur ambasadorit amerikan se "Kukësi me ndërtimin e autostradës është kthyer në një urë lidhëse mes të gjitha trevave shqiptare". "Ndihma e SHBA-së ka qenë thelbësore",- tha Halilaj. "Kisha plan të vija në Kukës më heret, por një sëmundje më pengoi, por erdha sot në një ditë të shënuar", u shpreh Uidhers në takimin me prefektin Elez Maçi. Ai përmendi Kukësin "për ndihmën që u afroi gjysmë milion kosovarëve, një pritje e jashtëzakonshme, gjë që bëri që Kukësit të ishte edhe kandidat për çmimin Nobel të Paqes". "GjND i ka dhënë fund çdo hamendjeje për statusin e Kosovës, ndaj dhe jam i gëzuar që sot ndodhem në Kukës", theksoi Uidhers. Ambasadori amerikan vuri në dukje se një nga gjërat me kryesore është miqësia dhe SHBA janë miq të ngushtë të shqiptarëve. Ambasadori amerikan vizitoi bibliotekën e qytetit dhe spitalin civil të qytetit./ch/
KOMENTE