English

Luftë mes dy grupesh rivale pranë komisariatit, dy të plagosur rëndë

Rrëshen, 23 Korrik 2010 NOA – Dy grupe të rinjsh janë përplasur mes tyre, duke përdorur edhe armët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Rrëshenit pranë komisariatit të policisë, ndërsa mësohet se dy prej të rinjve janë plagosur rëndë pas shkëmbimit të zjarrit.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 të shtëna me armë kanë vënë në panik qytetarët e Rrëshenit.

Policia edhe pse gjendej në vendin e ngjarjes nuk ka mundur ende të identifikojë të rinjtë e përfshirë në sherr. Nuk dihet as identiteti i 2 të plagosurve ku njëri gjendet në situatë kritike për jetën.

a.b/NOA Vijon...

KOMENTE