English

Makina bie në një kanal uji, vdes shoferi

Lushnjë, 23 Korrik, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën automobilistike Fier-Lushnjë, kur një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë e kësaj, ka gjetur vdekjen shoferi, por për fat të mirë kanë shpëtuar 3 pasagjerët që kishte me vete.

Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Lushnjës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, aksidenti i rëndë ka ndodhur konkretisht në vendin e quajtur afër pushimit të shoferit në Lushnjë, në orën 5.00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa mjeti që ka shkaktuar aksidentin dhe po drejtohej prej tij, ka qenë një tip Benz veturë me targa GJ 8391 A.

Viktima mësohet se mban emrin Spiro Gj. dhe është 46 vjeç.

Në shpjegimet e para që ka dhënë ekipi hetimor duke hetuar në vendgjarje për shkaqet e aksidentit, gjithçka ka ndodhur pasi makina në fjalë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Si pasojë e kësaj, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe janë jashtë rrezikut për jetën 3 personat e tjerë që kanë qenë pasagjerë në këtë mjet.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE