English

Meta: Raportet me PD, konstruktive. Kundërvëniet? Jemi koalicion e jo parti

Tiranë, 23 Korrik, NOA – Koalicioni qeveritar i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike është i rëndësishëm dhe raportet brenda tij janë mjaft konstruktive.

Një fakt të tillë, kreu i LSI-së, Ilir Meta e ka theksuar gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të kësaj force politike, duke sqaruar në këtë mënyrë zërat që e kanë vënë në dyshim mirë-funksionimin e këtij koalicioni kohët e fundit, për shkak të disa qëndrimeve kundër të LSI-së ndaj ndonjë vendimi apo dekreti të posaçëm i kaluar në Kuvend.

Meta e ka argumentuar këtë situatë, se duhet parasysh gjithsesi fakti që PD dhe LSI janë mes tyre një koalicion i përbashkët, por jo një parti e vetme, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe kundërshti apo kundërvënie për çështje të ndryshme mes tyre, çka nuk e cenon aspak bashkëpunimin dypalësh në të mirë të një koalicioni qeverisës.... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE