English

Ministria e Mbrojtjes: PS, ia fut kot për privatizimet në fushën e Aviacionit

Tiranë, 23 Korrik, NOA – Ministria e Mbrojtjes, përmes një deklarate për shtyp, ka reaguar sot mbi akuzat e lëshuara nga Partia Socialiste përsa i përket privatizimit të pronave në fushën e Aviacionit, të cilat sipas këtij dikasteri, janë të pabazuara në fakte dhe nuk përmbajnë asnjë të vërtetë.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ka iniciuar asnjë procedurë privatizimi për prona në këtë zonë dhe ftojmë Bashkinë e Tiranës, të nxjerrë ekspertë të saj për të ofruar fakte konkrete”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke bërë më pas me dije se “Këshilli i Ministrave me vendimin nr 2, datë 04.08.2006 ka miratuar ndryshimin e një sipërfaqe prej 5.5 hektarë nga zonë e veçantë në zonë të gjelbër, vendim i cili ngarkon për zbatim Bashkinë e Tiranës. Kjo sipërfaqe toke është duke u përdorur aktualisht nga Bashkia e Tiranës dhe si rrjedhojë deklaratat e Partisë Socialiste bëhen tërësisht të pakuptimta”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke përfunduar se “të gjitha pronat që i kanë kaluar Ministrisë së Ekonomisë janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes”.

n.e/NOA

KOMENTE