Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Okb Dhuron 253 Mijë Dollarë Për Riaftësimin E Zonave Të Prekura Nga Përmbytjet
English

Okb Dhuron 253 Mijë Dollarë Për Riaftësimin E Zonave Të Prekura Nga Përmbytjet

TIRANË, 23 Korrik/ATSH-M.Shkurta/.- 253 mijë dollarë amerikanë, në formë granti, është ndihma që Organizata e Kombeve të Bashkuara dhuroi sot për realizimin e disa projekteve që do të shërbejnë për riaftësimin e zonave të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës, në janar të këtij viti, njoftoi te premten ministria e Brendshme. Sipas njoftimit, marrëveshja për zbatimin e këtyre projekteve, të parashikuars të nisin zbatimin brenda vitit 2010, u nënshkrua nga ministri Brendshëm, Lulzim Basha dhe Koordinatorja e OKB-së në Shqipëri, Znj.Gulden Turkoz Cosslett. Granti që OKB i dhuron Shqipërisë, përmjed UNDP, UNICEF dhe OCHA, do të përdoret për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Xhaferraj, Komuna Ana e Malit, rikonstruksionin e rrugës Sukaj, Komuna Dajç, rikonstruksionin e ujësjellësit ças, Komuna Velipojë, rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Luarzë, Komuna Velipojë, etj, thuhet në njoftim./ch/
KOMENTE