Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 23 Korrik/- Titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme 23 korrik. "Panorama" BLLOKOHET LIGJI, SHISH, 3 DEPUTETË TË PD BASHKOJNË VOTAT ME PS Zbardhet proceverbali/ Maxhoranca nuk ka mundur dot dje të miratojë projektligjin e SHISH, pas kundërshtimeve të opozitës dhe LSI. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Miratohen ndryshimet në ligjin e pronave dhe atë për Arsimin e Lartë, shtyhen kodet më 84 vota. Gjykata e OKB-së: Pavarësia e Kosovës, e ligjshme "Koha Jonë". KOSOVA U KRY DHE NË GJYKATË Ditë historike për të gjithë shqiptarët. Gjykata e Hagës me shumicë votash, në opinionin e saj rrëzon Serbinë dhe vlerëson se pavarësia ishte e ligjshme. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Universitetet, formula e re e llogaritjes së pikëve Trafik drogemë autobusin Tiranë-Athinë, kapen 200 kg hashash. "Shqip" OPOZITA, NJË NATË "ROJË" PËR SHISH-in Projektligji i SHISH, PS kërkon tërheqjen përfundimtare. Rama: Drafti i Berishës bie ndesh meinteresat kombëtare. Kryeministri refuzon prononcimin. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Zbardhet grupi "i diplomatit" në SHBA Kosova tani anëtare e OKB-së, BE, negociatore për dialogun "Shekulli" TELEFONATA, PD TËRHEQ LIGJIN E SHISH Kreu i Nato-s, Rasmussen, telefonoi Berishën: Mos miratoni ligjin. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Mash: Si duhet plotësuar formulari A2. Kriza politike,negociatat PS-PD në rrezik "Gazeta Shqiptare" SHISH, SHERRI BERISHA-META, BISEDA E ACARUAR: MË JEP VOTAT PËR LIGJIN,META: S`BËHET Dështon magjoranca, debatet e plota në komision. Oketa: Votoj Naton, jo Fatos Hoxhën. Stërkaj: Kam sakrifikuar karierën time për Naton. Çfarë ndodhi ditën e djeshme në negociatat sekrete. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Haga: Kosova, e pavarur. BE: Vendimi, shuplakë e rëndë për Serbinë. Shtëpitë,dalin çmimet e tregut për 64 qytete. "Mapo" SI ERRËZUAN META DHE SHBA LIGJIN PËR SHISH Detajet e operacionit për rrëzimin e ligjit të shërbimit sekret.Si i bindi Meta dy deputetët çamë dhe takimi i Edi Ramës në ambasadën amerikane. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Festë në Kosovë, pavarsia e ligjshme Buxhetorët, skemë e re pagash për fondin 2011./i.s/
KOMENTE