Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 23 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" GJND: PAVARËSIA ËSHTË E LIGJSHME - Me një mendim shumë më të qartë dhe më të prerë sesa pritej, me 10 gjykatës në favor dhe 4 kundër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shprehur të enjten mendimin se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk shkel asnjë normë aplikuese të së drejtës ndërkombëtare dhe se nuk shkel as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e as Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Tituj të tjerë: -Drejtësia ndërkombëtare legjitimoi shtetin -Weller: GJND-ja ka vulorus shtetin e Kosovës -Biden Tadiçit: Amerika përkrah sovranitetin dhe integritetin e Kosovës -Berisha: Pavarësia ishte një proces i pashmangshëm -Serbët kosovarë ftojnë Serbinë për politikë tjetër -FMN-ja i jep Kosovës 22 milionë euro në dorë -Paraburgimi i Ramush Haradinajt, goditje e demokracisë "Express" HVALA VUCE - Vuk Jermic e kërkoi me ngulm një mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Shefit të diplomacisë serbe iu plotësua dëshira, kurse popullit të Kosovë ëndërra. Pavarësia u konsiderua në përputhje me të gjitha ligjet ndërkombëtare. (Hvala Vuce - Faleminderit Vuçe) Tituj të tjerë: -Bota me GJND-në - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quajti të drejtë vendimin e GJND-së. Vendimin e mirëpriti edhe Shefja e Diplomacisë Evropiane, Catherine Ashton. Ndërsa, Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague, konstatoi se me përfundimin e procesit ligjor në Hagë, përfundon edhe debati për statusin e Kosovës. -Drejtësi e drejtë - Kosova përshëndeti vendimin e Gjykatës së Botës -Tribunali cakton gjyqtarët për Haradinajn -Koment - Perfekt - Haga e 22 korrikut, në të vërtetë, nuk ishte gjithaq triumf i Kosovës (ajo e bëri aktin e saj të mëdh më 17 shkurt 2008) sa ishte dështim dhe disfatë e thellë e Serbisë. "Bota Sot" SHPALLJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS NUK E KA SHKELUR LIGJIN NDËRKOMBËTAR - GJND përkrah legalitetin e Republikës së Kosovës Tituj të tjerë: -Klinton, GJND i dha të drejtë diplomacisë amerikane - Deklaratat e SHBA-ve dhe të tjerëve -Berisha: GJND-ja e miratoi vullnetin hyjnor për Kosovën - Sot është historia -Koha për zgjidhjen e çështjes kombëtare po vjen -Ditë historike për Kosovën -Fitore historike për Republikën -Fundi i marshit serb! "Epoka e Re" KRYEFITORE, POR BINDËSE. ME VULË TË GJYKATËS: 10 ME 4 PËR KOSOVËN Tituj të tjerë: -Klinton: Serbia dhe të gjitha shtetet ta njohin Kosovën -Dje u bë e ditur se ia kemi qëlluar në 2008, pra, fitoi bindshëm Kosova "Tribuna shqiptare" LEGJITIMITETI I TË DREJTËS SHQIPTARE - Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pvarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e ka shkelur të Drejtën e përgjithshme Ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. "Kosova Sot" GJND-ja VULOS PAVARËSINË, 10 ME 4 NË FAVOR TË KOSOVËS Tituj të tjerë: -Editoriali - Vendim historik i GJND-së për Kosovën -SHBA-ja mirëpret vendimin, Bajdeni thërret Tadiçin -Hillari Klinton: Kosova është një dhe e pacenueshme -Protestë matanë Ibrit, festë këndej lumit! -Rigjykimi i Haradinajt, deputetët besojnë në pafajësi "Zëri" 10:4-GJND: "Kosova nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombetare me shpalljen e pavarësisë". Tituj të tjerë: -Hillary Clinton: Njiheni Kosovën -Institucionet garantojnë për Haradinajn -Shkarkohet drejtori i Postës "Lajm" MBYLLET KAPITULLI - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos në favor të Kosovës Tituj të tjerë: -Deklaratë e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton - GJND-ja u pajtua me pikëpamjen e SHBA-ve -Editorial - Përmirësim i një gabimi historik -Kuvendi i Shqipërisë ndërpreu punimet për të ndjekur seancën e GJND-së -Joe Biden paralajmëroi Tadiçin "Infopress" LEGJITIMITET NDËRKOMBËTAR PËR KOSOVËN - Shteti i Kosovës, ka marrë legjitimitet ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Tituj të tjerë: -Njiheni Kosovën - Klinton ka ftuar që pas vendimit të GJND-së, shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, nuk kanë çfarë presin më -BE ka përshëndetur vendimin e GJND-së, duke bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të orientohen në ndërtimin e së ardhmes së tyre evropiane -Editorial - Fitore që e bën historinë /ch/
KOMENTE