Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ministri miliarder i Ekonomisë, nuk i shpëton dot përgjegjësisë
English

PS: Ministri miliarder i Ekonomisë, nuk i shpëton dot përgjegjësisë

Tiranë, 23 Korrik, NOA – “Dritan Prifti nuk mund të fshihet. Ai duhet të japë përgjigje, jo vetëm përpara drejtësisë, por edhe përpara të gjithë shqiptarëve. Sikur kjo të mos mjaftonte, media ka arritur të zbulojë pasuri të tjera të padeklaruara të këtij njeriu, i cili në drejtim të ekonomisë shqiptare e rrënoi ekonominë e vendit për të ngritur mbretërinë e tij personale”.

Kjo është deklarata e re që ka mbërritur sot nga selia rozë, përmes deputetes socialiste, Ermonela Felaj, lidhur me akuzat dhe dyshimet e ngritura pasurisë së ministrit Dritan Prifti.

“Nuk ka mbetur më shqiptar, i madh e i vogël, që të mos kuptojë aferat korruptive që e kanë pasuruar ministrin e Ekonomisë me plot 2 miliardë e gjysmë lekë vetëm gjatë një viti, viti që shënoi kulmin e krizës ekonomike për shqiptarët”, tha ajo.

Duke shtuar se kjo ndodh, kur në Shqipëri papunësia u rrit vitin e fundit me plot 100 mijë të papunë, e ndërkohë që për pensionistët dhe punonjësit e administratës shtetërore jetesa u vështirë edhe nga faturat disa-fishuara të ujit dhe të energjisë elektrike.

“Si i fitoi Dritan Prifti plot 2 miliardë e gjysmë lekë në vitin e krizës ekonomike? Cila është lidhja e vërtetë mes Dritan Priftit, ministër ekonomie dhe Petrit Vasilit, ministër shëndetësie? Cili është roli i shtetasit Rasim Hamzaraj, kushëri i Petrit Vasilit, përfitues i tenderave të ilaçeve, i emëruar nga Dritan Prifti në bordin mbikëqyrës të OST dhe njëkohësisht njeriu që bleu për 2 miliardë e gjysmë lekë aksionet e ministrit të Ekonomisë në fabrikën e tullave?”, ngriti akuza Felaj.

Duke përfunduar se sot kërkohen përgjigje “si e shpjegon Dritan Prifti faktin që papritmas në pasurinë e tij figurojnë të jenë shitur aksione të padeklaruara më parë, për një vlerë plot 2 miliardë e gjysmë lekë dhe si e shpjegon Dritan Prifti faktin që këto aksione ministri i Ekonomisë ia ka shitur një shtetasi të punësuar prej tij, një vartësi, duke shkelur hapur ligjin për konfliktin e interesit”.

n.e/NOA

KOMENTE