Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Në 2011, Kosova anëtare e OKB-së
English

Sejdiu: Në 2011, Kosova anëtare e OKB-së

Prishtinë, 23 Korrik, NOA – Një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka cilësuar si të ligjshme pavarësinë e saj, Kosova zyrtare deklaron se do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, sipas të cilit, tashmë pas vendimit të GJND-së do të ketë shumë njohje që do t’i mbërrijnë Kosovës.

Sipas tij, në vitin 2011 Kosovës do t’i piqen kushtet për të aplikuar për anëtarësim në OKB, por edhe në organizma të tjera ndërkombëtare.

Gjatë një takimi me sekretarin francez për Evropën, Pierre Lellouche, Sejdiu tha se edhe Franca ka dhënë angazhimin e saj për pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, Lellouche tha se Franca do të ndikojë në ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë, ta bëjnë atë.

n.e/NOA

KOMENTE