Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Obama: Për Irakun Ka Ardhur Koha E Formimit Të Një Qeverie Të Re
English

Shba - Obama: Për Irakun Ka Ardhur Koha E Formimit Të Një Qeverie Të Re

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi dje se ka ardhur koha për partitë irakiane të formojnë sa më shpejt një qeveri për t'i dhënë fund ngërçit politik prej katër muajsh në Bagdad. Obama i bëri këto komente gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Irak, Christopher Hill dhe komandantin e trupave amerikane në këtë vend, gjenerali Ray Odierno, theksoi Shtëpia e Bardhë. "Pas përfundimit të zgjedhjeve demokratike irakiane në pranverë, presidenti theksoi se kishte ardhur koha për drejtuesit irakianë të ushtronin përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe të formojnë një qeveri sa më shpejt'', sipas një komunikate. Zëvendëspresidenti, Joe Biden i kërkoi kryeministrt Nouri al-Maliki dhe rivalit të tij, ish-shefit të qeverisë, Iyad Allawi për të formuar një qeveri duke përfshirë të gjitha partitë. Biden theksoi se SHBA-ja shpreson që katër koalicionet fituese do të luajnë një rol thelbsor në formimin e një qeverie të re'', theksoi në një komunikatë zëvendëspresidenti./ /ec/ a.jor.
KOMENTE