Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqetësimi që vjen për SHISH
English

Shqetësimi që vjen për SHISH

Pa gjë të keqe hidhet një amendament i një deputetit, kushdo qoftë ai, se paska bërë një amendim se ka qenë shumë i thjeshtë problemi ta rregullojë. Jo, përkundrazi. Jo vetëm që nuk e rregullon, por realizon atë pikësynim që ju keni, që pushteti të uzurpojë shtetin. Që pushteti të uzurpojë SHIK-un, jo me ligj, por me Maliq. Ky është qëllimi i vërtetë i atyre amendimeve që ne sapo na erdhën në tavolinë

Nga Gramoz Ruçi

Kemi qenë të shqetësuar se çfarë do të ndodhi me këtë projektligj. Kolegë deputetë të Grupit Socialist edhe në seancën e fundit kanë trajtuar çështjen me shumë preokupim, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje. Jo vetëm këtu në seancë plenare, jo më shumë se para dy ditësh në Komision e Sigurisë dhe Integrimit, përfaqësues të opozitës kanë shtruar pyetjen: Ne kemi informacion se ditën e enjte do të futet në seancën plenare një projektligj lidhur me Shërbimin Informativ. Ky projektligj që do të diskutohet a është kaluar në komision? Ne si pjesë e opozitës jemi krejtësisht të painformuar me ligjin konkret.

Përgjigja e mazhorancës, në emër të së cilës flet kryetari komisionit, është: Citoj zotin Leonard Demi nga procesverbali i mbledhjes së komisionit: “Është e vërtetë se qeveria ka sjellë disa muaj më parë disa amendime për këtë projektligj. Ne i kemi kaluar këto në komision, ju nuk keni qenë në atë kohë që ne i kemi miratuar. Ato nuk kanë kaluar në seancë plenare për miratim, sepse qeveria e tërhoqi projektligjin, për konsiderata të mëtejshme. Tani në kalendarin e fundit është përsëri ky ligj për të kaluar në seancë plenare. Unë kam biseduar me drejtuesit e seancës plenare këtu në Kuvend dhe kam marrë përgjigjen se e kemi futur në kalendar si gjithë ligjet e tjera që kanë mbetur pa u kaluar. Por, deri tani nuk kemi ndonjë draft nga qeveria, për ligjin siç thoni ju, zoti Bizhga. Deri tani nuk kemi ndonjë draft dhe kjo kuptohet që nuk do të kalojë.” Kjo është përgjigja dy ditë më parë, që nuk do të kalojë. Nuk po futem tek problemet që krijon diskutimi e aq më keq miratimi i këtij projektligji. Kërkoj në emër të opozitës të hiqet nga kalendari i rendit të ditës. Minimumi jeni të detyruar ta bëni këtë, qoftë për të realizuar dhe nenin formal të rregullores që kërkon dy ditë kohë.

Është e drejta juaj që në seancën pasardhëse, duke na siguruar ne si opozitë minimumin të drejtën e njohjes me projektligjin, e të drejtën e njohjes me relacionin e komisionit përkatës, që ditën e hënë të ulemi ta diskutojmë. Edhe njëherë përsëris, kërkojmë heqjen nga rendi i ditës së sotme të parlamentit dhe kalimin për diskutim në komision, e më andej në seancën plenare njëherë tjetër.

Unë e dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e mazhorancës, e ja ky është programi i Kuvendit dhe nuk ekziston asgjëkund.

Ky është rendi i ditës së sotme dhe ekziston. Më duket se është e tepërt ajo që thashë, interesimi i anëtarëve të opozitës në Komision e Sigurisë dhe përgjigjen institucionale, zyrtare me procesverbal të kryetarit të Komisionit të Sigurisë. Që ligji është tërhequr nga qeveria e nuk do të kalojë para dy ditësh. Para dy ditësh mua si opozitë duhet të më jepej relacioni për ligjin përkatës. Para dy ditësh kryetari i komisionit që është përgjegjës për këtë relacion, më është shprehur që ligji është tërhequr nga qeveria, që ligji nuk do të kalojë në seancë plenare. Pra, ajo që bëri apel kreu i Grupit të mazhorancës ishte që ta lëmë të diskutohet. Jo zotëri. Është e vërtetë që Grupi Parlamentar i opozitës nuk ka qenë në mbledhjen përkatëse të Komisionit të Sigurisë.

Por, është po kaq e vërtetë që ju nuk keni të drejtë të përjashtoni opozitën shqiptare sot që është në parlament, as nga komisioni e aq më tepër nga seanca plenare.

Si mund të diskutohet një projektligj kaq i rëndësishëm kur t’i vijë radha dhe deputetët e opozitës të bënin sikur janë, apo opozita të bëjë sikur është opozitë. Apo ju të mendoni se gjasme keni opozitë.

Jo zotëri, radhën e parë unë kam thënë një fjali. Kodin, Shqipërinë, Institucionet i kemi bashkë. Edhe partnerët i kemi bashkë edhe armiqtë i kemi bashkë. Nuk mund t’ju lejojmë pikërisht juve, që pikërisht koha në të cilin bëhet këtu siç e cilësoi zoti Meta, që gjithë bota pret një vendim gjykate për fatin e shtetit më të ri të vëllezërve tanë kosovarë. Ju pikërisht sot krijoni këtë precedent në parlamentin shqiptar.

Ne nuk mund të lejojmë si opozitë shqiptare, që krizës politike të këtij vendi që po e hiqni zvarrë, që krizës institucionale që keni krijuar ju me duart tuaja, që krizës ekonomike dhe sociale të këtij vendi, që krizës demokratike t’i shtoni dhe një krizë akoma më të madhe krizë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Me të gjithë institucionet e NATO-s dhe me partnerin tonë strategjik siç është SHBA-ja.

Ne jemi këtu dhe nuk mund t’ju lejojmë juve që të bëni me këtë vend dhe këtë komb sikur jua ka lënë juve babi e ne njerka. Jo zotërinj kundërshtar politik. Kombin dhe vendin e kemi bashkë. Partnerët e Shqipërisë i kemi bashkë. Institucionet ku aderojmë i kemi bashkë.

Siç kemi dhënë kontributin tonë për të qenë e për të aderuar në këtë aleancë, pavarësisht se ju e keni shfrytëzuar si fitoren tuaj, pa kaluar pa u tharë boja e anëtarësimit ju po vini në pikëpyetje statusin e vendit tonë të përbashkët. Ne nuk mund të lejojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme sesa kjo, jo vetëm për ne, por edhe për ju.

Prandaj ngrihuni mbi rreshtim e rreshtit, shikoni interesat e vendit. Mos zbatoni verbalisht urdhrat e kujtdo qofshin këto, qoftë edhe të kryeministrit tuaj apo liderit tuaj.

Për ne s’ka çështje më të rëndësishëm sesa kjo.

Para pak muajsh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka ardhur këtu, posaçërisht për këtë veprimin tuaj dhe ju e tërhoqët. Pas 4 muajsh ju e risillni këtë projektligj pa bërë asnjë ndryshim. Pa gjë të keqe hidhet një amendament i një deputetit, kushdo qoftë ai, se paska bërë një amendim se ka qenë shumë i thjeshtë problemi ta rregullojë. Jo, përkundrazi. Jo vetëm që nuk e rregullon, por realizon atë pikësynim që ju keni, që pushteti të uzurpojë shtetin. Që pushteti të uzurpojë SHIK-un, jo me ligj, por me Maliq. Ky është qëllimi i vërtetë i atyre amendimeve që ne sapo na erdhën në tavolinë. Prandaj zonja kryetare kjo nuk mund të kalojë kështu. U kujtoka një deputet në ora 12 të natës e hidhka poshtë të gjithë atë projektligj, e ky deputeti sado i zoti paska qenë, paska gjetur çelësin e artë për të zgjidhur problemin.

Ju bëjmë edhe njëherë apel, nëse është e nevojshme të mblidhet Konferenca e Kryetarëve të mblidhet, që ta shqyrtojë me gjakftohtësi këtë problem. Ndryshe do të jetë një lajm i keq sot që presim një lajm të mirë për kombin shqiptar, sot do jetë një lajm i keq për shtetin shqiptar.

Ne jemi këtu jo vetëm për të thënë fjalën tonë, por jemi këtu për të mos lejuar që ky lajm i keq të mos bëhet realitet për shtetin shqiptar.

Siç e lexuat rregulloren amendimet bëhen 24 orë para seancës parlamentare. Për këtë amendim ne jemi vënë në djeni në orën 10 e gjysmë sot, pra kërkohet 24 orë. Deri mbrëmë nuk ka pasur asnjë depozitim, biles edhe para 24 orëve s’ka pasur asnjë depozitim. Shkresa...protokolli, shikojeni, por unë më shumë se protokollin, i besoj mbledhjes së komisionit të sigurisë. Në komisionin e sigurisë ky problem është shtruar dhe unë lexova këtu procesverbalin e mbledhjes së komisionit, ku kryetari i komisionit thotë, “projektligji është tërhequr”, ku kryetari i komisionit në rrugë institucionale thotë, “jam konsultuar me drejtuesit e parlamentit dhe më thonë janë përfshirë të gjitha ligjet, por jo se diskutohen, ku kryetari i komisionit thotë që, “nuk ka për të kaluar në seancë plenare”. E dyta, relacioni i komisionit vjen pikërisht sot në orën 10:15, kur duhet të vijë dy ditë para. Prandaj unë dhe njëherë ju kërkoj, që ju si kryetare parlamenti brenda zbatimit të rregullores që jeni garant i saj dhe gardian i saj, qoftë për relacionin e komisionit duhen dy ditë para në dispozicion, qoftë për amendimet që duhet të vijnë dy ditë para. Duhet të na i garantoni dhe prandaj ju kërkova konferencën e kryetarëve. Përsa u përket problemeve të tjera, punë flamuri me yll dhe pa yll, apo kush ka kontribuar më shumë apo më pak, ne nuk duam flamur z.Patozi. Ne na qëlloi fati historik të ishim në pushtet kur ishte lufta Kosovës dhe kryeministrin e asaj kohe e kemi këtu në sallë. Të paktën mos flisni para tij, se është prezent këtu. Kjo minorancë dje ishte maxhorancë. Përsa i përket asaj se ç’kontribut keni dhënë ju, keni dhënë, embargon. Juve e qatë. Për sa keni thënë, çfarë keni thënë për UÇK, keni thënë dhe citoj deklaratën e liderit tuaj: “që UÇK janë fondementaliste, semperatiste dhe komuniste”. Kjo është deklarata juaj.

E treta keni deklaruar, kush nënshkruan Rambujenë, bën tradhti kombëtare. Ky është kontributi që keni dhënë ju për çështjen e Kosovës. Megjithatë, ky është një problem që le ta shkruajnë historianët. Të shkruajnë ata dhe të na gjykojë historia juve edhe ne. Por, jemi këtu ku jemi, kërkoj konferencën e kryetarëve me qëllim që të vendoset procedura parlamentare.”

KOMENTE