Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Lojtarët Shqiptarë Fazë Përatitore Pozitive Tek Klubet E Huaja
English

Sport-Futboll/ Lojtarët Shqiptarë Fazë Përatitore Pozitive Tek Klubet E Huaja

TIRANË, 23 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/.- Futbollistët shqiptar po zhvillojnë paraqitje të mira në klubet e tyre në Evropë dhe kjo ka rritur interesimin e klubeve të huaja për futbollistët shqiptar. Sulmuesi shqiptar Migen Memelli e ka nisur me gol aventurën e tij në Egjipt me skuadrën e tij të re, Al-Faisaly, i drejtuar nga ish-trajneri i Dinamos, Zlatko Daliç. Ish-sulmuesi i Flamurtarit shënoi një gol në 45 minutat e para të luajtura në fitoren 5-0 të ekipit të tij në miqësoren kundër një ekipi tjetër egjiptian. Pas dy ditësh, Al-Faisaly do të luajë kundër Al-Ismaily. Sulmuesi shqiptar Besart Berisha shënoi një tripletë në miqësoren e fituar 10-1 nga Arminia Biefeld e Bundesligës 2 kundër amatorëv e të SV Erlbach. Berisha, një nga më të mirët në fushë, shënoi golin e parë, të katërt dhe të dhjetin e skuadrës së tij. Besart Berisha prej disa kohësh nuk thirret nga trajneri i Kombëtares shqiptare Josip Kuzhe. Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, e ka bërë të qartë se ai konsideron Valon Berhamin një lojtar të rëndësishëm në planet e tij. Kosovari me pasaportë zvicerane luan në Angli me Uest Hemin. Për ish-lojtarin e Lacios interesohet edhe Hamburgu në Gjermani, por për 25-vjeçarin një kandidat është dhe Gallatasaraji i Lorik Canës. /f.n/
KOMENTE