Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të hënën BE diskuton për Kosovën
English

Të hënën BE diskuton për Kosovën

Bruksel, 23 korrik, NOA - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën do të diskutojnë për hapat e ardhshëm pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Këshillit Ministror të BE-së dhe të Komisionit Evropian.

Në Bruksel priten të shqyrtohen hapat e ardhshëm të Kosovës drejt bllokut 27-anëtarësh. Ministrat evropianë pritet "të theksojnë gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

NOA/RFE

KOMENTE