Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Teknologji - Indi - Prodhohet Laptopi Që Kushton Vetëm 35 Dollarë
English

Teknologji - Indi - Prodhohet Laptopi Që Kushton Vetëm 35 Dollarë

NJU DELHI, 23 korrik /ATSH-MIA/ - India prodhoi kompjuterin laptop më të lirë në botë, që kushton vetëm 35 dollarë, njoftoi radioja gjermane ''Deutsche Welle''. Ministri indian i Zhvillimit, Kapil Sibal e paraqiti kompjuterin e ri, që do të jetë i destinuar për studentët, ndërkohë që janë në vijim negociatat për prodhuesit e mëdhenj të prodhimit masiv të këtij lloj kompjuteri. Pritet që kompjuteri, software-i i të cilit do të bazohet në sistemin ''Linux'', t'u vihet në dispozicion studentëve dhe institucioneve të larta arsimore nga viti 2011. Sipas Sibalit, qëllimi gjatë viteve të ardhshme është që çmimi i kompjuterit të ulet deri në 10 dollarë./ a.jor.
KOMENTE