Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vapë 'Afrikane' Në Shqipëri
English

Vapë 'Afrikane' Në Shqipëri

TIRANË, 23 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Me gjithë parashikimet e meterologëve për ulje të temperaturave në fundjavë, ende nuk duket të ketë rënie të tyre ku prej disa ditësh i nxehti afrikan ka "pushtuar" gjithë vendin. Meteorologët e Shërbimit Meterologjik treguan se dje temperaturat maksimale në Tiranë ishin 37 gradë celsius, por edhe sot sipas tyre temperaturat maksimale në kryeqytet do të shënojnë 37 gradë, ndërsa ato mininale 23 gradë celcius. E ndërsa temperaturat rriten, mjekët japin këshilla, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, se si të mbrohen nga i nxehti. Sipas mjekëve, njerëzit duhet të rrinë në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës. Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën. Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuara mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri). Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripës së tepërt. Mjekët këshillojnë gjithashtu që të moshuarit dhe të vegjlit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitohet dalja në orët e pikut, 11:00-16:00. Sipas tyre, gjatë ditëve të nxehta duhet të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje.
KOMENTE