Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Venezuela Dhe Kolumbia Ndërpresin Marrëdhëniet Dipomatike
English

Venezuela Dhe Kolumbia Ndërpresin Marrëdhëniet Dipomatike

KARAKAS, 23 korrik /ATSH-MIA/ - Pas muajsh të tërë akuzash dhe kundërakuzash, Venezuela dhe Kolumbia ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, njoftuan burime të ndryshme. Tërheqja nga të gjitha raportet diplomatike mes dy vendeve amerikano-latine ka ardhur prej liderit të Karakasit, Hugo Chavez, i cili ka ndërmarrë hapin ekstrem pas asamblesë së jashtëzakonshme të Organizatës së Shteteve Amerikane. "Jam i detyruar të njoftoj prishjen e marrëdhënieve me Bogotanë pas asamblesë së jashtëzakonshme të OSHA-s në Uashington, ku ambasadori kolumbian Luis Alfonso Hojos akuzoi se të paktën 1 500 guerilje të FARC-it strehohen në 87 zona në territorin venezuelian", tha në deklaratën e tij për mediat vendase presidenti Chavez. Marrëdhëniet mes Kolumbisë dhe Venezuelës, që nga ardhja në pushtet e Chavezit kanë qënë të tensionuara. Kolumbia akuzon fqinjën e saj për strehim dhe ndihmë materiale ndaj rebelëve të FARC-it, akuza këto që mohohen prej Venezuelës. Uashingtoni e konsideroi vendimin e Chavezit si të nxituar dhe një mënyrë jo shumë të mirë reagimi./ a.jor.
KOMENTE