English

Venezuelë-Kolumbi - Franca E Shqetësuar, Të Rinisë Dialogu

PARIS, 23 korrik /ATSH-ANSA/ - Një apel i fortë është dhënë sot nga Franca për Venezuelën dhe Kolumbinë, që këto të dyja, në qendër të një krize të rëndë diplomatike, të rifillojnë sa më parë dialogun. "Franca e priti me keqardhje lajmin se Venezuela ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë dhe është e shqetësuar për tensionin ndërmjet dy vendeve", deklaroi në Paris zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Bernard Valero. "Vetëm dialogu lejon rivendosjen e besimit dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve", deklaroi Valero. Presidenti venezuelian Hugo Chavez njoftoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Kolumbinë pasi Bogota theksoi sërish para Organizatës së Shteteve amerikane se disa krerë të gueriljes kolumbiane ndodhen në Venezuelë. /e.v/
KOMENTE