Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti 2010: Investimet E Huaja U Rriten Me 27 %
English

Viti 2010: Investimet E Huaja U Rriten Me 27 %

TIRANE, 23 Korrik /ATSH, E.Xhajanka/- Viti 2010 ka rezultuar pozitiv në tërheqjen e investimeve të huaja, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në përmirësimin e treguesve ekonomikë të vendit, pavarësisht efekteve të krizës financiare ndërkombëtare. Burime nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, bënë të ditur se, krahasuar me vitin 2009, investimet e huaja direktë gjatë 2010, janë rritur me 27 për qind, kryesisht në energjetikë dhe në sektorin minerar. -Thithja e investimeve- Me reformat fiskale në proces, përparimin në luftën kundër korrupsionit, normat e ulëta të inflacionit dhe një bilanc negativ tregtar, Shqipëria po tërheq më tepër investime të huaja të drejtpërdrejta (FDI), me fitim të lartë dhe kosto të ulët pune. Për shkak të aftësisë së FDI-ve për të prodhuar pune dhe për të kontribuar në zhvillimin afatgjatë ekonomik, qeveria e ka bërë tërheqjen e tyre një përparësi. Ndërtimi i hidro e termocentraleve, ofrojnë mundësi për kompanitë e huaja që shohin për të investuar në Shqipëri. Meqë këtë vit nuk ka pasur privatizime, qeveria ka ndërmarrë një program nxitës për investimet dhe dhëniet me koncesion të sektorit minerar në vend. Pas nismës "Shqipëria 1 euro", qeveria shqiptare ka përdorur dhe privatizimin e njësive shtetërore që po përdoret gjithashtu për të joshur investitorët. Midis tyre mund të përmendet privatizimi i OSSH-së nga kompania çeke CEZ Albania, si dhe privatizimi i ARMO-s. Kompania shtetërore e sigurimeve INSIG është planifikuar gjithashtu për privatizim, ndërsa tre kompanitë më të mëdha private të sigurimit në Shqipëri janë blerë pjesërisht apo tërësisht nga grupe ndërkombëtare sigurimesh. Burimet natyrore energjetike të Shqipërisë po tërheqin gjithashtu investitorë. Me një infrastrukturë në zhvillim, nxitjen qeveritare dhe një rritje në numrin e turistëve, pjesërisht për shkak të rritjes së turizmit në vendet fqinje, turizmi shqiptar po bëhet gjithnjë e më tepër tërheqës për kompanitë e huaja. -Ecuria- Gjatë vitit 2009, ekonomia shqiptare e ka përballuar me qëndrueshmëri krizën ekonomike globale, duke e shoqëruar këtë me një dyfishim të investimeve të huaja direkte. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë vitit 2009, ky tregues shënoi 460 milionë euro. Hyrja e këtyre vlerave u ndihmua edhe nga reforma në privatizime. Gjatë këtij viti, ekonomi shqiptare shënon një tjetër sukses, me rritjen ekonomike prej 3.3 për qind, më e larta në Evropë. Shqipëria ka pasur një dritë jeshile për rritjen ekonomike, një stabilitet financiar të admirueshëm dhe një besim të përmirësuar të biznesit dhe konsumatorit, pohuar kjo nga Guvernatori Fullani. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Tregtinë ka publikuar raportin vjetor për investimet e huaja në vitin 2009, duke evidentuar se Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në botë për thithjen e investimeve të huaja. Gjatë këtij vit, Shqipëria ka pasur një rritje në investimeve të huaja direkt e. Këto shifra e vendosin Shqipërinë në vendin e parë në rajon. Ndërsa në botë investimet kanë rënë me 14%, Shqipëria cilësohet nga OBK-ja si vendi rekord./ch/
KOMENTE