Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Emigranti Kthehet Per Pushime, I Bllokohet Autovetura E Vjedhur Ne France
English

Vlore: Emigranti Kthehet Per Pushime, I Bllokohet Autovetura E Vjedhur Ne France

VLORE, 23 korrik/ATSH-H.Koçi/. - Një 25 vjeçar nga rrethi i Vlorës, emigrant në Francë, do të përballet me drejtësinë për shkak të autoveturës së tij, e cila rezulton e vjedhur në vendin ku jeton e punon prej disa vitesh. "Shtetasi Y.Bardhi do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorrike, ndërkohë që autovetura e tij, një "Pezho 308", u bllokua dhe sekuestrua, për shkak se rezulton e vjedhur në Francë", bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare të policisë. Sipas tyre, gjatë verifikimit të të dhënave të autoveturës së Bardhit në pikën kufitare të portit të Vlorës, rezultoi se, për të kishte një denoncim për vjedhje në Francë. Në këto kushte, 25 vjeçari me banim në fshatin Bishan, 25 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës, do të ndiqet në gjendje të lirë, ndërkohë që autovetura e tij u sekuestrua. Në pikën kufitare të portit të Vlorës, funksionon një sistem TIMS, ku janë të regjistruara të gjitha të dhëna për automjetet e vjedhura, apo për personat e shpallur në kërkim në vende të ndryshme të Evropës. /a.ke/
KOMENTE