Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Gjate Ketij Sezoni Veror, Standartet E Sigurise Dhe Te Sherbimit, Me Te Mirat Ne Vite
English

Vlore: Gjate Ketij Sezoni Veror, Standartet E Sigurise Dhe Te Sherbimit, Me Te Mirat Ne Vite

VLORE, 23 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Gjatë këtij sezoni veror, standardet e sigurisë dhe të shërbimit në zonat bregdetare dhe të gjitha pikat e vizitueshme turistike të vendit, janë më të mirat në të gjitha vitet. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në ato doganore, në sistemin rrugor, kushtet që ofrohen tashmë janë të pakrahasueshme qoftë edhe me një vit më parë. Krahas kësaj, standardet e shërbimit në plazhe janë përmirësuar ndjeshëm, ndërkohë që është përmirësuar dukshëm edhe niveli i furnizimit me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike në të gjithë zonën bregdetare. Infrastruktura rrugore, tashmë e transformuar plotësisht, është e pajisur edhe me sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale që i jep asaj një pamje estetike të këndshme. Por, ruajtja e këtyre standardeve dhe përmirësimi i mangësive, që ende konstatohen përgjatë vijës bregdetare, kërkojnë një bashkëpunim institucional që nis me institucionet qendrore dhe vijon me njësitë e qeverisjes vendore. Këto probleme ishin në qendër të takimit që u zhvillua mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, i organizuar nga Ministria e Brendshme, me praninë e titullarëve të prefekturave, të të zgjedhurve vendorë dhe drejtuesve të strukturave të policisë të Durrësit, Kavajës, Lushnjës, Fierit, Vlorës, Sarandës e Delvinës. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, u ndal në masat që janë marrë dhe do të merren në vazhdimësi në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në pjesën e bregdetit, për të krijuar kushtet e nevojshme për të pushuar, për turistët e huaj, emigrantët që kthehen në vendlindje dhe pushuesit vendas. Ai nënvizoi se, "masat e marra në këtë drejtim nga qeveria, kanë krijuar një imazh tjetër për vendin tonë, i cili është bërë më i preferuar për turistët e huaj". Por, sipas Ponit, shërbimet që ofrohen duhet të jenë intensive edhe në pjesën e plazheve, ku duhet të parandalohen plotësisht rastet e ndotjes, duke përfshirë edhe atë akustike. "Interesat private, nuk duhet të bien ndesh me ato publike", theksoi zëvendësministri Poni, i cili u ndal veçanërisht në masat që duhet të merren sidomos në disiplinimin e lëvizjes së mjeteve lundruese, ku përfshihen edhe motorrët e ujit. "Asnjë mjet nuk do të dalë në det, nëse nuk plotësohen standardet", nënvizoi Poni. Ai tha se, aktualisht Shqipëria nuk është përballur ende me fluksin maksimal të turistëve të huaj dhe pushuesve vendas, sepse siç u shpreh ai, "fluksi pritet të vijë në rritje në ditët në vazhdim". Duke iu referuar Udhëzimit me nr 212 të datës 28 qershor të Ministrit të Brendshëm, Poni u shpreh se, kjo e bën edhe më të domosdoshme marrjen e masave të tjera, veçanërisht në kufizimin e hapësirës detare ku përdoren mjetet motorrike, për të parandaluar ngjarje të pakëndshme. Zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, nga ana e tij u ndal në kuadrin e masave që janë marrë e po merren për të përmirësuar standardet e sigurisë në rrugë dhe në të gjithë vijën bregdetare prej rreth 400 km, ndërkohë që, veçoi disa shqetësime në lidhje me përdorimin e mjeteve lundruese. Të pranishmit, në këtë takim, titullarë të prefekturave dhe të zgjedhur vendorë nga rrethet e mësipërme, që përbëjnë më shumë se 50 përqind të të gjithë territorit të vendit, prezantuan punën që është bërë e po bëhet, duke theksuar se bashkëpunimi institucional, është mjaft i rëndësishëm. /a.ke/
KOMENTE