Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vritet me armë zjarri djali i një biznesmeni në qytetin e Lezhës
English

Vritet me armë zjarri djali i një biznesmeni në qytetin e Lezhës

Lezhe, 23 Korrik 2010 NOA Update - Nje i ri nga Lezha eshte vrare me arme zjarri nga persona ende te paidentifikuar, bejne te ditur burime nga vendngjarja te cilave i referohet korrrespondenti i agjencise NOA.

ngjarja ka ndodhur rreth ores 01.30 te dites se sotme dhe viktima eshte Fabian Nika, rreth 24 vjeç, lindur e banues ne qytetin e Lezhës.

I riu ka qene ne shoqerin te te afermve te tij prane nje bar-picerie ne qytetin e Lezhes, kur ai eshte qelluar me arme zjarri ne rrethana ende te paqarta.

Ne situate kritike ai eshte transportuar per ne Spitalin Ushtarak por ka nderruar jete per shkak te plageve te marra.

Policia tha se Fabian Nika dyshophet te jete qelluar pas nje konflikti per motive te castit por nuk perjashton pista te tjera ndaj hetimet po vijojne.

I riu, djale i nje biznesmeni nga Lezha, ishte ndaluar disa kohe me pare per nje veper penale te dyshuar.

Behet fjale per ndalimin rreth dy vjet me pare ne Gusht 2008, kur policia hodhi dyshime se i riu ishte konfliktuar per motive te castit se bashku me persona te tjere, me nje shtetas ne Lezhe, por me pas u la i lire.

a.b/r.n/NOA

KOMENTE