Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmadinexhad: Medvedev Është Bërë Zëdhënës I Armiqve Të Iranit
English

Ahmadinexhad: Medvedev Është Bërë Zëdhënës I Armiqve Të Iranit

TEHERAN, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad përmendi në një fjalim Dmitri Medvedev duke shprehur keqardhje që homologu i tij rus ishte bërë zëdhënës i armiqve të Iranit, njoftoi sot televizioni shtetëror. "Gjatë një takimi me ambasadorët e tij, Medvedev është shprehur se (...) Irani po drejtohet drejt bombës atomike'', konfirmoi Ahmadinexhad në një fjalim të mbajtur dje në Teheran dhe transmetuar sot nga televizioni shtetëror. "Ne shprehim keqardhje që Medvedev është bërë zëdhënës i armiqve të Irakut'', vijoi ai. "Rusia është një vend i madh (...) mik dhe ne dëshirojmë t'i forcojmë këto marrëdhënie miqësore, por ju duhet të dini se vërejtjet e Medvedev i shërbejnë propagandës së SHBA-së'', theksoi Mahmud Ahmadinexhad./ /ec/
KOMENTE