Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arsimi Parauniversitar- Reformat Përballë Sfidave Të Reja
English

Arsimi Parauniversitar- Reformat Përballë Sfidave Të Reja

-Nga të dhënat analitike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës TIRANË, 24 Korrik/ ATSH-Erla Gjikolli/- Ndërmarrja e reformave intesive në arsimin parauniversitar gjatë viteve të fundit, faktuan ndryshime rrënjësore strukturore në arsimin paraunivetrsitar, por aksesi në këtë sistem paraqitet në nivel të ulët në krahasim me vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). -Arsimi i mesëm Vihet re një rritje e numrit të nxënësve që ndjekin ar­simin e mesëm vitet e fundit, si rezultat i politikave arsimore favorizuese të ndjekura nga MASH. Për vitin shkollor 2008-2009 tërheqja e nxënësve në arsimin e mesëm është rritur në 80% të nxënësve që mbaruan arsimin e detyruar, kundrejt shifrës 71% që ishte në vitin shkollor 2003 - 2004. Sipas MASH, numri i nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm me shkëputje nga puna, është rritur me 7577 nxënës. Për arsimin me shkëputje nga puna raporti: nxënës në arsimin e mesëm të përgjithshëm/nxënës në arsimin profesional është 81 me 19. Gjithashtu ka një rritje të numrit të nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm jopublik. Në dy vitet e fundit është rritur me afërsisht 2000 në vit. Në të njëjtën kohë shënon rritje dhe numri i shkollave jopublike. Në rritjen e numrit të nxënësve në arsimin e mesëm ka ndikuar përmirësimi i kushteve të mësimit, përmirësimi i cilësisë së procesit mësimor, si dhe shtrirja e arsimit të mesëm profesional në degë të preferuara në varësi edhe të kërkesave të komunitetit dhe tendencave rajonale të zhvillimit në përputhje me kërkesat e tregut. Megjithë treguesit në rritje Arsimi i Mesëm i Përgjithshëm vijon të paraqesë probleme infrastrukture duke filluar me mbipopullimin e klasave në qytetet e mëdha apo me numrin e paktë të nxënësve në zonat rurale që rrit shpenzimet për nxënës në to. Kurrikulat në kuadrin e ndryshimeve strukturore të arsimit dhe në përgjigje të kërkesave të kohës kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përditësim. Programet janë të ngarkuar nga ana konceptuale dhe kanë më shumë karakter teorik. Mungojnë metodat bashkëkohore të të mësuarit në funksion të nxitjes së të menduarit kritik, puna në grup dhe puna e pavarur. Gjykohet se në disa raste mungon lineariteti i përvetësimit të koncepteve teorikë apo vërehet fragmentizimi i tyre. Nxënësit shfaqin mangësi të theksuara në njohuritë e gjuhës dhe matematikë, njohuri këto bazë të formimit të përgjithshëm. -Sfidat e arsimit të mesëm profesional (AP)- Sistemi aktual i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri vlerësohet i dobët, megjithë ndërhyrjet reformuese të ndërmarra vitet e fundit, si dhe mbështetjen e donatorëve të huaj. Kjo situatë, ndër të tjera është rrjedhojë e konceptimit të tij, vetëm brenda logjikës së sistemit të arsimimit, rolit të paqartë dhe natyrës jo të plotë të rregullimeve instituticionale, etj. Sipas MASH, shtrirja dhe cilësia e arsimit profesional, pavarësisht prej zhvillimeve të kohëve të fundit, nuk u përgjigjet kërkesave të tregut të punës, reagon dobët ndaj këtyre të fundit dhe vijon të ketë lidhje të dobëta me partnerët socialë dhe aktorët e interesuar në përgjithësi. Kurrikula e AP, pavarësisht nismave për modularizim dhe decentralizim, në përgjithësi, ka nevojë për përmirësime të mëtejshme për ta përshtatur me kërkesat e tregut dhe përfshirjen e përvojës evropiane në të. Sistemi i kualifikimit dhe certifikimit karakterizohet nga një orientim i pamjaftueshëm i ndaj zhvillimeve dhe standardeve të reja të BE. Aktualisht në shkallë vendi funksionojnë 41 shkolla të arsimit teknik e profesional si dhe 33 shkolla social - kulturore (5 nga të cilat janë bashkë me shkolla tekniko - profesionale), të shpërndara në 22 rrethe. Nga këto, në zonat rurale funksionojnë 3 shkolla profesionale, me drejtim kryesor bujqësi-agrobiznes. Shkollat janë të ndara në 4 fusha kryesore: elektro-mekanike (19 shkolla), ekonomike (9 shkolla), ndërtim-mobilieri (4 shkolla ); bujqësi, pyje, veterinari (9 shkolla). Nxënësit përgatiten në rreth 35 specialitete kryesore. Duke iu referuar regjistrimeve të vitit shkollor 2007 - 2008 në klasën e parë janë regjistruar gjithsej 7 093 nxënës, ku degët më të ndjekura janë mekanik automobilash, instalues hidrosanitar, ekonomik 5-vjeçar, elektrik i përgjithshëm 5-vjeçar, dhe më pak të ndjekura degët: përpunim druri, fermer, pyje, etj. Në këto shkolla në këtë vit shkollor mësonin gjithsej 27 288 nxënës nga të cilët 4 408 jetonin në konvikte. Numri i nxënësve të regjistruar në shkollat tekniko-profesionale publike, duke përfshirë edhe ato artistike, pedagogjike, sportive dhe të gjuhëve të huaja (të ashtuquajtura social-kulturore), në vitin shkollor 2007 - 08 përbënte rreth 19% të nxënësve që vijonin arsimin e mesëm në përgjithësi. Kjo shifër është mjaft e ulët, duke pasur parasysh që në vendet e OECD, ky tregues është rreth 50% dhe në disa vende të zhvilluara perëndimore, akoma më i lartë. Përsa i përket Formimit Profesional (FP), ai ofrohet nëpërmjet 10 qendrave publike të formimit profesional në qytetet më të mëdha të vendit si Vlorë, Shkodër, Tiranë (operojnë 2 qendra), Durrës, Elbasan, Korçë, Tepelenë dhe Fier dhe Qendra e lëvizshme e Formimit Profesional Publik për Zonën Verilindore, si dhe 150 subjekte private të licencuara që ofrojnë formim profesional, nga të cilat 24 janë OJF, me një shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Megjithatë, si Arsimi Profesional, ashtu dhe Formimi Profesional vijojnë të kenë një reputacion të ulët nga pikëpamja cilësore dhe në to angazhohen një përqindje mjaft e ulët e nxënësve, të rinjve, apo të rriturve. Edhe sektori privat i AFP është ende i dobët dhe karakterizohet nga tipare të ngjashme me atë publik. Integrimi Evropian parashtron kërkesa të tilla, që e bëjnë të domosdoshëm përfshirjen e AFP në rrjedhën e zhvillimeve bashkëkohore, në harmoni me ato çka po ndodhin në rajon dhe Bashkimin Evropian. Ndikimet e proceseve të Bolonjës, Lisbonës dhe Kopenhagenit tashmë janë të pranishme dhe në Shqipëri dhe po ushtrojnë një "presion" pozitiv në nivelet politike për të kaluar nga "riparimet e pjesshme sipas nevojave të çastit" drejt "zgjidhjeve të plota e afatgjata" në kontekstin e integrimit rajonal dhe Evropian. Aktualisht, një sfidë për AFP paraqet fakti që sistemi i kualifikimit dhe certifikimit është i orientuar në mënyrë të pamjaftueshme ndaj zhvillimeve dhe standardeve të reja të BE-së. Sipas MASH, është miratuar në Këshillin e Ministrave dhe pritet miratimi nga Kuvendi i Ligjit për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve në përshtatje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KEK).
KOMENTE