Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be Mbështet Të Ardhmën Europiane Të Kosovës
English

Be Mbështet Të Ardhmën Europiane Të Kosovës

-Zv/kryeministri Meta përshëndet deklaratën e përfaqësueses së BE pas vendimit të GJND- TIRANË, 24 Korrik/ ATSH-Ita Semi/- Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta përshendeti sot deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE për politikat e jashtme Katerinë Ashton për njohjen e ligjshmërisë së pavarsisë së Kosovës nga GJND. "Shqipëria përshendet dhe mbeshtet plotësisht deklartën e znj Ashton e cila në emer të BE ka mirëpritur delaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka theksuar se tani fillon një fazë e re dhe njëkohësisht duhet që të gjithë të shikojnë drejt së ardhmes", u shpreh Meta gjatë një bashkëbisedimi më gazetarët. Meta theksoi se ," Përmes kësaj deklarate theksohet vullneti BE për ti ndihmuar të dy vendet që të ecin në këtë drejtim si dhe për të siguruar bashkëpuniminmës tyre në mënyrë që të përmirësohet dhe me tej klima e bashkëpunimit rajonal por dhe jeta e qytetarëve". Kreu i diplomacisë shqiptare ka shtuar gjithashtu se "Në këtë drejtim dhe Shqipëria mbështet fortë dhe perspektivën e europiane të dy vendeve dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të Serbisë dhe Kosovës si dy shtete sovrane, bashkëpunimi që është shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin tonë dhe perspektivën e tij europiane"./a.gj/
KOMENTE