Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha:Respektimi I Kufijve Aktualë Në Ballkan, Kusht Për Paqen Në Rajon
English

Berisha:Respektimi I Kufijve Aktualë Në Ballkan, Kusht Për Paqen Në Rajon

TIRANË, 24 Korrik/ATSH-Anila Struga/.-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kusht për paqe e stabilitet në rajonin e Ballkanit mbetet respektimi i kufijve aktualë dhe se çdo përpjekje për modifikimin e tyre është me rrezik. "Ne mbetemi të vendosur dhe të bindur se kusht për paqen e stabilitetin në rajonin e Ballkanit është respektimi i kufijve aktualë. Çdo përpjekje për modifikimin e kufijve është një përpjekje e rrezikshme për të krijuar një spirale të re, e cila bie ndesh tërësisht me idealet europiane të popujve të rajonit, që është aktualisht dhe interesi kombëtar i tyre", u shpreh kryeministri Berisha, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet sot në Tiranë për një vizitë informale. Kryeministri shqiptar duke iu referuar vendimit të dy ditëve më parë të GJND-së që e shpalli legjitime pavarësinë e Kosovës, tha se ky vendim bazohej mbi të drejtën ndërkombëtare. "E përshëndeta Presidentin Sejdiu për këtë arritje të madhe historike të shqiptarëve në tempujt e drejtësisë botërore. Ky vendim është i një rëndësie dhe vlere të jashtëzakonshme, jo vetëm për Kosovën, por për të drejtën ndërkombëtare në tërësi. Ai ishte një vlerësim i të vërtetave të mëdha të Republikës së Kosovës". Kryeministri shprehu bindjen se "vendimi i GJND-së i kontribuon paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon dhe ai është i bazuar fund e krye, nga alfa tek omega, në Kosovën si rast 'sui generis' dhe si rast unik e i paprecedent". "Gjykatësit panë me sytë dhe mendjen e ligjit se realiteti në Kosovë ishte tërësisht në përputhje me frymën dhe gërmën e ligjeve ndërkombëatre e rezolutave të OKB-së dhe kornizës kushtetuese dhe në këtë kontekst mbetet që ky vendim të ndryshohet me përpjekje të mëdha në njohje të reja, në mënyrë që Kosova të marrë sa më shpejt vendin e merituar në OKB", u shpreh z. Berisha. Ai vuri në dukje angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur Kosovën në procesin e njohjeve të reja. "Jemi të hapur se vendimi i GJND-së ka krijuar kushte dhe bazë të fuqishme ligjore ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të reja midis Prishtinës dhe Beogradit, mes Tiranës e Beogradit. Të shpresojmë që gradualisht, pasi të bëhet një vlerësim objektiv i vendimit të ketë përgjigje dhe nga Beogradi ndaj këtyre qëndrimeve", nënvizoi z. Berisha. /f.n/
KOMENTE