English

Indi - Të Paktën 25 Të Vdekur Nga Rrëzimi I Një Minibusi Të Tejmbushur Në Një Lum

SRINAGAR, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 25 persona gjetën vdekjen nga rrëzimi i një minibusi të mbingarkuar në një lum që kishte vërshuar dje në mbrëmje në Kashmirin Indian, në veri, njoftoi sot policia. Aksidenti ndodhi dje në mbrëmje në distriktin Kishtiwar, në jug të Srinagarit, kryeqyteti veror i Kashmirit. "Njëzetë e pesë persona gjetën vdekjen", njoftoi një zëdhënës i policisë, duke shtuar se dy pasagjerë janë shtruar në spital. Këta dy të plagosur janë hedhur nga autobusi kur ai doli nga rruga malore dhe ra në lumin Chenab. /I.Pu.
KOMENTE