Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Pesha thirrje Ramës: Deklaro pasurinë e vërtetë dhe bëj analizat për drogë
English

LSI, Pesha thirrje Ramës: Deklaro pasurinë e vërtetë dhe bëj analizat për drogë

Tiranë, 24 korrik, NOA – Në vijim të reagimit kundër akuzave ndaj ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Besjan Pesha, përfaqësues i LSI-së, i kërkoi kryetarit të PS-së dhe të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama të deklarojë pasurinë dhe të mos përhapë panik vetëm për të fshehur të vërtetën e tij.

Nga parku Rinia duke i cilësuar gënjeshtra deklaratat e një dite më parë të kreut të opozit5ës, mbi situatën ekonomike në vend, Pesha theksoi se “të gjithë shqiptarët e dëgjuan dje rishtas Edi Ramën teksa i gënjeu në konferencën e radhës për shtyp dhe teksa përpiqej t’i trembte ata dhe të gjithë investitorët e huaj mbi situatën ekonomike në Shqipëri".

"Edhe pse jemi dëshmitarë se dita ditës dhjetëra investitorë po vijnë, po investojnë kapitalet e tyre në vendin tonë dhe po hapin vende të reja pune, - shtoi Pesha, - zoti Rama tenton që të hedhë dhe mbjellë panik në Shqipëri, për të fshehur problemin e tij të vërtetë, që është problemi që ka me drogën dhe me paratë e fshehura”.

Pesha i bëri thirrje publikisht Ramës, që “t’i lërë pallavrat me donacione gjaku, sepse të gjithë ata që dhurojnë gjak e dinë shumë mirë se është e pamundur që të vërtetosh nëse je i toksikuar apo jo nëpërmjet atyre analizave. Ka vetëm një analizë të vërtetë që bëhet në laboratorë të specializuar dhe e ftojmë zotin Rama, që ta bëjë këtë analizë publikisht për t’u vërtetuar shqiptarëve njëherë e mirë që ai nuk është person i droguar”.

Ndër të tjera Drejtori i METE-s, tha se “Edhe nëse kishim ndonjë hije dyshimi se ai drogohej, por nuk drogohej më kohët e fundit, tashmë jemi të bindur që zoti Rama përdor drogë në mënyrë të rregullt”.

Përfaqësuesi i LSI-së, në METE, i bëri thirrje Ramës që të deklarojë pasurinë e tij të vërtetë, ta nxjerrë atë nga shtëpia e blinduar ku e ka futur, e tua deklarojë të gjithë shqiptarëve dhe të depozitojë paratë e tij, milionat e eurove, në bankë.

mit/NOA

KOMENTE