Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Çdo ndryshim në ligjin për SHISH, në konsultim me NATO-n
English

Meta: Çdo ndryshim në ligjin për SHISH, në konsultim me NATO-n

Tiranë, 24 korrik, NOA – Por, përveç replikave në distancë mes presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha, mbi projektligjin për SHISH-in, është deklaruar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, i cili ka theksuar se konsultimet për këtë projektligj të shumë të debatuar do të vazhdojnë.

Zëvendëskryeministri Meta ka deklaruar rishtas mendimin e LSI-së, forcës që ai përfaqëson në koalicion se qëndrimi i LSI-së në kuvend është parimor dhe se konsultimet do të vijojnë në mënyrë konstruktive, duke mos i dhënë shkas aludimeve për ndonjë qasje votash me PS-në, lidhur me rrëzimin e ligjit në kuvend.

“Është parimore që çdo zyrtar të ketë mandat të përcaktuar, është normale që të vendoset një afat, por ky afat duhet të jetë në kuadër të një rregulli dhe i përcaktuar me ligj”, theksoi zëvendëskryeministri Meta në takimin me gazetarët.

Sipas Metës i përcaktuar me ligj ky afat do të garantonte qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e këtij institucioni.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta nënvizoi atë që kishte deklaruar pak ditë më parë se “çdo ndryshim i ligjit duhet bërë në konsultim me NATO-n”.

mit/NOA

KOMENTE