Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta Mesazhe Shteteve Për Njohjen E Pavarësisë Së Kosovës
English

Meta Mesazhe Shteteve Për Njohjen E Pavarësisë Së Kosovës

TIRANË, 24 Korrik/ATSH-A.Gegvataj /- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta po zhvillon një aktivitet të ngjeshur diplomatik menjëherë pas vendimit të GJND-së më 22 korrik i cili njohu ligjshmërinë e pavarësisë Kosovës. Burime nga MPJ bënë të ditur për ATSH-në, se kreu i diplomacisë shqiptare, pas disa deklaratave që ka dhënë për median shqiptare menjëhere pas ketëj vendimi i konsideruar si historik për Kosoven pas atij te shpalljes se pavaresise, ka vijuar në intensivisht kontaktet me homologët e tij për të rritur ndikimin e tyre në vendet që nuk e kanë njohur ende shtetin më të ri në Europë. Përmes këtyre mesazheve, Ministri Meta u kërkon homologëve të vendeve të ndryshme që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të ofrojnë mbështetjen e tyre. Këtij këtij qëllimi i kanë shërbyer dhe një sërë takimesh dhe konsultimesh me ambasadorë të vendeve partnere në Tiranë, apo edhe me përfaqësitë tona diplomatike në BE, vende të rajonit, OKB etj. Ministri i jashtën Ilir Meta, i cili ka spikatur muajt e fundit për një aktivitet të ngjeshur diplomatik në vendet e rajonit, u ka dërguar mesazhe falenderimi dhe ministrave të Jashtëm të vendeve që e kanë mbështetur dhe njohur Kosovën, ndërsa u ka kërkuar atyre të ndikojnë në vendet e tjera për përshpejtimin e procesit të njohjes së pavarësisë. Por shefi i diplomacisë shqiptare mbështeti dhe ekipin ligjor të Shqipërisë, i cili kishte në përbërjen e tij juristë të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë për përgatitjen dhe paraqitjen para GJND-së të qëndrimeve dhe të argumentave të Shqipërisë në mbështetje të shtetit të ri të Kosovës./f.n/
KOMENTE