Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 24 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" ARRESTOHET NJË PESHKAQEN - Një dekadë keqpërdorimesh të bëra në sistemin banker dhe atë të sigurimeve ka mundësi të ndriçohet. Policia e ka nisur aksionin duke arrestuar Hashim Rexhepin, guvernator veteran i Bankës Qendrore. Kreu i sistemit financiar të vendit dyshohet për keqpërdorim të miliona eurove. A është ky peshk apo peshkaqen? Tituj të tjerë: -Lufta pas GJND-së - Një ditë pas shpalljes së opinionit të GJND-së nuk ka ndryshuar asgjë, përveç disponimit. Shtetet përkrahëse të Kosovës kanë thënë se opinioni forcon pavarësinë, ndërsa ato kundërshtare kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre për mosnjohjen e Kosovës. -Diplomacia nuk pushon -Vitin tjetër aplikojmë në OKB "Koha Ditore" ARRESTIMET NË BQK NISIN ME GUVERNATORIN - Policia e Kosovës prangosë kreun e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, pas hetimeve të nisura më 2008 - Autoritetet kanë paralajmëruar arrestime të reja ditëve në vijim, por të premtën kanë dhënë vetëm edhe një emër si të dyshuar për përfshirje, e ajo është zyrtarja e lartë për mbikëqyrje financiare në BQK, Shkëndie Himaj. Tituj të tjerë: -EULEX-i heton çekun 16-milionësh të "Kosmocellit" -Kuvendi i gëzohet përligjies së pavarësisë -Për njohje të reja po punohet, por jo për kontroll të territorit -Lellouche: Pas GJND-së, vjen faza politike e pajtimit -Shpella e Gadimes, e të gjithëve dhe e askujt -PK prangos pesë policë të EULEX-it në mision të fshehtë -Serbia përpiqet të shfaqet e fortë pas debaklit -Arrestohen dy serbë duke e vjedhur një "Golf" në Prishtinë "Bota Sot" UNMIK-u DHE MISONET NEUTRALE NUK KANË MË VEND NË KOSOVË Tituj të tjerë: -Agjencia e Akreditimit po diskriminon instituconet private - Agjencia e Akreditimit e pa akredituar! -Arrestohet Hashim Rexhepi, guvernatori i Bankës Qendrore -Kuvendi: GJND-ja hapi histori të re për Kosovën -Kosovën ta mbikëqyrin vetëm ata që e kanë sponzoruar çlirimin e saj -Ministri Lellouche: Franca po inkurajon të gjitha shtetet ta njohin Kosovën "Epoka e Re" TASH OFENSIVË DIPLOMATIKE - Pas GJND-së problemet në veri të reduktohen në maksimum - Flet Prof. Dr. Zejnullah Gruda Tituj të tjerë: -Të njihet Kosova edhe nga shtetet tjera -Pranga guvernatorit Rexhepi -Ministrja Pula; Qeveria të ketë aksione më shumë në "Kosovën e re" -Pas GJND-së, radhën e ka Bashkimi Evropian "Tribuna shqiptare" SHTETI LEGAL PRET NJOHJE - Vazhdojnë reagimet nga bota për vendimin e GJND-së Tituj të tjerë: -S'ka konflikt institucionesh - Mendimi i GJND-së nuk krijon konflikt në mes të pranisë ndërkombëtare të mbështetur në Rezolutën 1244 dhe Qeverisë. -Bashkimi Evropian do ta ndihmojë dialogun - BE qartëson qëndrimin -Vula e ligjshmërisë -Opinion - Humbja e humbësve "Zëri" QEVERIA SHKEL LIGJIN - Duke akredituar programin master të Gazetarisë në kundërshtim me rekomandimet e Agjencisë për Akreditim, ekzekutivi shkeli ligjin Tituj të tjerë: -Vetëkënaqësia mund të na kushtojë - Institucionet vendore duhet të përgatisin platformën për bisedime teknike me Serbinë -Arrestohet Hashim Rexhepi -Vitin e ardhshëm kandidatura për në OKB -Kuvendi përshëndet vulosjen e pavarësisë -Ndërtohen 11 hidrocentrale -Opinone - Shasi i 22 korrikut "Lajm" PRANGA GUVERNATORIT - Policia e Kosovës, me autorizim të gjykatësit të EULEX-it, e ka bastisur Bankën Qendrore të Kosovës Tituj të tjerë: -Rekomandimet e akreditimit nga AAK-ja pësojnë ndryshime në Qeverinë e Kosovës - UP-ja nuk di asgjë! -Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e intensifikon fushatën diplomatike nëpër botë -Ofensivë lobuese -Në Spanjë botohet guidë turistike për Shqipërinë -Qeveria e Shqipërisë e mbështet Haradinajn -Hyseni viziton Haradinajn -Shkupi: Vendimi i GJND-së, shtysë për marrëdhënie ndërfqinjësore "Infopress" ARRESTOHET HASHIM REXHEPI - Vazhdon lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Tituj të tjerë: -Ahtisari uron Sejdiun -Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell ka thënë se e ardhmja evropiane mbetet opsion real, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë -Vendim historik -Tempull dije në Strugë "Kosova Sot" ARRESTOHET GUVERNATORI I BQK-së, HASHIM REXHEPI Tituj të tjerë: -Përgatiten për Këshillin Gjyqësor të Kosovës 118 lëndë të mbetura -Franca inkurajon shtetet ta njohin Kosovën -Kuvendi me deklaratë: GJND-ja legjitimon pavarësinë -Editoriali - EULEX-i fillon me "peshqit e mëdhenj" /a.ke/
KOMENTE