Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti paralajmëron mazhorancën: Nuk e dekretoj ligjin për SHISH
English

Presidenti paralajmëron mazhorancën: Nuk e dekretoj ligjin për SHISH

Tiranë, 24 korrik 2010 NOA – Fare hapur kundër ligjit për ndryshime në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) ka dalë Presidenti i Republikës, kur deklaroi sot se “Presidenti flet kur realizohet komunikimi zyrtar midis Institucionit të Kuvendit dhe Institucionit të Presidentit”, duke nënkuptuar të drejtën e tij për ta dekretuar ose jo ligjin e ndryshuar.

Komentet për ligjin që ende po mbahet pezull në Parlament pasi as LSI nuk po e mbështet PD, madje te kjo e fundit tre deputetë kanë dalë kundër, z. Topi i bëri sot pas një takimi me homologun e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Presidenti u pyet drejtpërdrejt nëse do ta dekretonte ligjin e SHISH-it në qoftë se mazhoranca arrin të kalojë atë në Parlament.

Topi deklaroi: “Unë po e ndjek me vëmendje këtë proces. Sigurisht që jam shumë i kujdesshëm për t’ju thënë edhe njëherë që nuk mund të paragjykoj asnjë lloj vendimi të Kuvendit, sepse Presidenti flet në momentin kur ka një vendimmarrje të Kuvendit dhe realizohet komunikimi zyrtar midis Institucionit të Kuvendit dhe Institucionit të Presidentit”.

Dhe për të siguruar edhe më shumë se është kundër ndryshimeve në ligjin për SHISH, z.Topi tha: “Ajo që mund të them në parim është se unë kam qenë, mbetem dhe do të jem gjithmonë luajal i parimeve fondamentale të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është aleanca më e madhe e paqes dhe e sigurisë. Pra nga ky parim i madh natyrisht që dalin edhe përfundime të mëdha, të rëndësishme”.

Sakaq, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit për deklaratat e Topit duke paralajmëruar se për çdo ligj apo emërim që bëhet nga Kuvendi, është pikërisht ky që bën legjitimitetin.

r.n/NOA

KOMENTE